Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kuka nuk ka kritikuar Distria Krasniqin, siç kuptohet nga fotografia

HIBRID

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot një artikull me titull “Kuka kritikon publikisht xhudisten e ekipit kombëtar: Duhet ndërruar qasjen urgjent”.

Artikulli është ilustruar me fotografi në të cilën figurojnë Driton Kuka me duar të kthyer drejt Distria Krasniqit (këtu), që lë për të nënkuptuar se kritikat e trajnerit Kuka janë për këtë xhudiste.

Në fakt, në përmbajtje të artikullit mësojmë se trajneri Driton Kuka ka kritikuar publikisht xhudisten kosovare, Laura Fazliu (këtu), pas diskualifikimit nga Kampionati Botëror i Xhudos, e cila figuron në sfond të fotografisë së përdorur.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Paparaci.com”:


Pjesë të artikullit të publikuar në “Paparaci.com”:

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka kritikuar publikisht xhudisten kosovare, Laura Fazliu, pas diskualifikimit nga Kampionati Botëror i Xhudos.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka shprehet se Fazliu duhet të ndryshoj qasje pasi që ajo nuk është duke punuar si duhet.


Analiza:

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull ku në titull bëhet fjalë për një kritikë të trajnerit të xhudos Driton Kuka, ndërsa si ilustrim është përdorur një fotografi ku trajneri Kuka është me duar të kthyer nga xhudistja Distria Krasniqi.

Në fakt, siç e mësojmë nga përmbajtja e artikullit, bëhet fjalë për kritikë ndaj xhudistes Laura Fazliu, e jo siç lë të kuptohet fotografia ilustruese.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info artikullin e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere