Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kulla Eiffel nuk është djegur

HIBRID

Një llogari në Facebook ka publikuar më 17 janar disa imazhe të momunentit historik të Kullës së Eiffel në Paris.

Përmes mbishkrimit dhe pamjeve në këtë postim, pretendohet se Kulla e Eiffel ka marrë flakë dhe po digjet.

Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.


Vegëza e postimit të bërë nga “Abdulla Dushku” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02FLASP5JdoBfbB9FGhwdDf6qdcLVeCcWhJBRPzSwWbBDGHToQJygkDVcQxpjHP3f9l&id=100069921176184


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur edhe artikullin e publikuar nga “Reuters”, ku sqarohet se Kulla Eiffel nuk është djegur (shih këtu), duke treguar se nuk ka asnjë të dhënë nga faqja zyrtare e monumentit se ka ndodhur diçka e tillë. (shih këtu)

Gjithashtu, as në faqen zyrtare të Policisë së Parisit dhe atë të Brigadës së Zjarrfikësve të Parisit nuk ka ndonjë njoftim lidhur me djegien e këtij monumenti. (shih këtu dhe këtu)

Gjatë kërkimeve është gjetur edhe faqja “Worldcams.tv” që bënë transmetime të drejtpërdrejta 24 orë në ditë nga vende të ndryshme të botës. Në transmetimin e drejtpërdrejtë të pamjeve nga Kulla Eiffel aktualisht, monumenti është në gjendje të rregullt pa ndonjë zjarr rreth saj dhe se nuk është e dëmtuar nga kjo dukuri. (shih këtu)


Analiza:

Një profil në Facebook me datë 17 janar ka publikuar imazhe nga Kulla Eiffel në Paris, me pretendimin se ky monument ka marrë flakë dhe po digjet.

Por, pas kërkimeve në internet, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se në asnjë nga institucionet përkatëse të Parisit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se ky monument është djegur.

Gjithashtu edhe në transmetimet e drejtpërdrejta të pamjeve të kësaj kulle, deri më tani monumenti shihet në gjendje të rregullt dhe pa ndonjë shenjë të zjarrit rreth saj.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere