[email protected]
Kur fjalët vrasin
shape
shape
shape

Për herë të parë, bota do të respektojë (këtu) Ditën Ndërkombëtare për Kundër Gjuhën e Urrejtjes më 18 qershor. Kjo pason rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (këtu) nga korriku 2021 mbi “promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor dhe tolerancës në luftën kundër gjuhës së urrejtjes”. OKB-ja fton (këtu) qeveritë, organizatat ndërkombëtare, grupet e shoqërisë civile dhe individët që të organizojnë ngjarje dhe iniciativa që promovojnë strategji për të identifikuar, trajtuar dhe luftuar gjuhën e urrejtjes.

Gjuha e urrejtjes – Për çfarë po flasim?

Në fjalët të OKB-së (këtu), gjuha e urrejtjes është çdo lloj komunikimi në të folur, shkrim ose sjellje që sulmon ose përdor gjuhë poshtëruese ose diskriminuese në lidhje me një person ose grup në bazë të asaj se kush janë ata. Pra qasje diskriminuese me baza fetare e etnike.

Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme, thuhet në adresimin e bërë nga OKB-ja:

Nëse lihet e pakontrolluar, gjuha e urrejtjes madje mund të dëmtojë paqen dhe zhvillimin, pasi ajo shtron terrenin për konflikte dhe tensione, shkeljen e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë”.

Gjuha e urrejtjes dhe dehumanizimi

Gjuha e urrejtjes ka dy “shokë udhëtues” – dezinformimin dhe manipulimin mediatik. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës demonstron efektin vdekjeprurës të gjuhës së urrejtjes, pasi ajo ka shërbyer për të dehumanizuar kundërshtarin, në këtë rast qeverinë legjitime, të zgjedhur në Kiev dhe popullatën e gjerë ukrainase.

Pasi armiku dehumanizohet, ushtarët në fushën e betejës nuk luftojnë me një person tjetër si ju dhe unë, por më tepër me një grup të rangut më të ulët.

Ka qenë vështirë të parashikohet që, nga mesi i vitit 2022, liderët kryesorë rusë, mediat dhe krijuesit e opinionit  (këtu) do të përqafonin hapur pikëpamjet gjenocidale ose do të bënin thirrje që njerëzit “të zhduken (këtu )”. Çfarë dinamike shtyn shoqërinë e shkolluar, një kulturë të pasur, me platforma informacioni dhe shkëmbimi pikëpamjesh, media sociale etj. për të marrë një trajektore të tillë?

Një përgjigje e qartë – por e pakëndshme -: njerëzit mund të manipulohen. Dinamika e grupit primar fillon, veçanërisht kur ekspozohet vazhdimisht ndaj dezinformatave të ngarkuara emocionalisht. Pra, ne kundër atyre (shih artikullin tonë mbi 5 tregime të zakonshme).

Mjerisht, historia evropiane dhe botërore është e pasur me shembuj të tillë. Gjuha e urrejtjes ka qenë pararendëse e mizorive në disa luftëra. Shembujt e fundit përfshijnë Holokaustin, vrasjet në Ruandë të vitit 1994, luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi, ku Vukovari, Srebrenica dhe Kosova janë vetëm disa kujtues të kohëve të fundit se sa shpejt fqinjët e dikurshëm mund të kthehen kundër njëri-tjetrit duke përfunduar me vrasje brutale.

(Në artikullin e plotë të publikuar nga EUvsDisinfo, mund t’i gjeni disa shembuj të ndikimit të gjuhës së urrejtjes në nxitjen e konflikteve e luftërave)

Share With Others

Translate »