[email protected]
Covid: Statistika të pasakta, pretendojnë se po rritet numri të vaksinuarve që po përfundojnë me vdekje
shape
shape
shape

Disa njerëz, përfshirë ata që shtyjnë një agjendë anti-vaksina në internet, kanë pohuar se një pjesë e madhe e atyre që po vdesin me variantin Delta të virusit Korona, kanë qenë të vaksinuar.

Madje, një faqe me përmbajtje konspiracioniste, pretendoi se njerëzit e vaksinuar po vdesin me ritme më të larta, krahasuar me ata që nuk kanë marr asnjë dozë, gjë që është e pavërtetë.

Kjo faqe dhe të tjerët përdorin shifra reale në një mënyrë mashtruese (të manipuluar), për të arritur në një përfundim krejtësisht të rremë – gjoja se vaksina mund të mos funksionojë ose madje të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Shifrat më të fundit të Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) tregojnë se shumica e 92,029 rasteve të konfirmuara me variantin “Delta” midis 1 Shkurt dhe 22 qershorit, ishin identifikuan në muajin qershor.

Nga këto, 58% ishin individë që nuk kishin përfunduar plotësisht vaksinimin dhe vetëm 8% ishin plotësisht të vaksinuar. Për kontekst, deri në fillim të qershorit më shumë se gjysma e të rriturve në Mbretëri të Bashkuar, ishin vaksinuar plotësisht. Kështu që pretendimi për mos funksionim të vaksinës, mbetët të shihet në muajt në vazhdim.

Më pak alarmante, sesa që paraqitet

Shifrat për pranimet në spital dhe vdekjet janë pak më konfuze.

Nga 117 persona që vdiqën me variantin Delta, të identifikuar së pari në Indi, 50 (43%) ishin vaksinuar plotësisht.

Dhe më 13 qershor, një titull i Daily Mail pretendoi se përqindja e rasteve me fatalitet që ishin vaksinuar plotësisht, kishin “frikësuar” Kryeministrin britanik, Boris Johnson, i cili kishte propozuar shtyrjen e lehtësimit të kufizimeve të 21 qershorit, duke e përshkruar atë si një “goditje”.

Por ajo që tregojnë në të vërtetë këto shifra është më pak alarmante.

Shifra prej 43% ka të bëjë vetëm me vdekjet – kështu që i mungojnë shifrat e numrit total e të vaksinuarve, të ekspozuar ndaj Covid, të cilët nuk u sëmuren nga virusi, apo të atyre që patën pak simptoma.

Kështu që, për të pasur më të qartë situatën, duhet të ketë përgjigje në pyetjet si:

Sa njerëz janë vaksinuar deri më tani?

Kur do ta bëjnë vaksinën?

Asnjë vaksinë nuk është e përsosur në parandalimin e Covid -19 dhe, për këtë arsye, një numër i vogël i njerëzve do të vdesin akoma.

Edhe pas vaksinimit total në të gjithë botë, të vdekurit nga virusi Korona do të jenë 100% të vaksinuar. Që do të thotë se numri i të vdekurve do të bije dukshëm, por edhe ajo përqindje që do të vdesin, do të jenë të vaksinuar. Por kjo nuk nënkupton se vaksina nuk ka efekt, pasi që ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve.

(artikulli i marr nga BBC)

Share With Others