Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mbyllja nga Covid-i: Disa nga pretendimet e rreme për dëmet që janë shkaktuar

HIBRID

Në Britani të Madhe dhe në Botë janë duke u shpërndarë shumë lajme të rreme rreth masave të mbylljes, si rezultat i rritjes së numrit e të infektuarve më COVID-19.

BBC ka bërë disa kontrolle të fakteve për disa nga pretendimet e rreme që ndërlidhen me mbyllje.


Pretendimi: “Ja ku jemi një vit pas, bota u mbyll për një mbijetesë prej 99.97%”

Vlerësimi: Ky pretendim dhe shumë të tjerë të ngjashëm janë të pavërtetë.

Të dhënat e fundit, përfshi edhe një hulumtim të Universitetit të Cambridge-it, tregojnë se përqindja e njerëzve që janë infektuar me COVID-19 dhe që kanë mbijetuar është 99.3%.

Kjo mund të mos duket si ndonjë ndryshim i madh në përqindje, por nëse e llogarisim me numra, del që numri i këtyre të mbijetuarve të COVID-19 do të ishte 3 në 10 mijë sipas pretendimit të rremë, e jo 7 në 10 mijë, siç thuhet në raportin e Universitetit Cambridge.


Pretendimi: Vetëvrasjes janë rritur në 200% gjatë mbylljeve

Vlerësimi: Të vetmet të dhëna të besueshme të kohëve të fundit në dispozicion për vetëvrasjet në Angli, nga Universiteti i Manchester-it, kanë zbuluar se normat nuk janë rritur gjatë bllokimit.

Urdhrat për qëndrim në shtëpi dhe ndikimi ekonomik i pandemisë kanë shkaktuar padyshim një dëm në shëndetin mendor të njerëzve.

Sidoqoftë, postimet e shpërndara që thonë se vetëvrasjet janë rritur me 200% gjatë pandemisë janë të rreme.


Pretendimi: Në çdo dimër vdesin me qindra nga sëmundjet e frymëmarrjes në ditë si rezultat i gripave … “pse jemi mbyllur”?

Arsyetimi: Gripi, një virus serioz i frymëmarrjes mund të jetë vdekjeprurës – por ka vaksina dhe trajtime të disponueshme. Ndërsa për virusin Korona, vaksinat janë siguruar vetëm kohët e fundit.

Efektet afatgjata të Covid-it mund të jenë gjithashtu shumë më të rënda për shumë njerëz dhe ka aftësi transmetimi shumë më të madhe, krahasuar me gripin sezonal.

Covid është gjithashtu më vdekjeprurës, thotë Prof Andrew Pekosz, drejtor i fakultetit në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

“Covid-19 është një sëmundje më e rëndë dhe me shkallë të vdekshmërisë më të lartë sesa gripi në të gjitha grupmoshat, përveç ndoshta fëmijëve nën moshën 12 vjeç”.


Pretendimi: “Shkalla e vdekjes së Covid-19 është fryrë në mënyrë të rreme”

Vlerësimi: Më shumë se 125,000 vdekje Covid janë regjistruar në MB deri më tani.

Rreth 90% e vdekjeve ku Covid u shfaq në certifikatën e vdekjes, kishin virusin si shkak themelor të atribuar nga një mjek, sipas Zyrës Kombëtare për Statistika në Britani të Madhe (ONS).



Në mesin e pretendimeve tjera të rreme për gjoja dëmet që i ka shkaktuar mbyllja janë:

“Suedia pa bllokim doli më mirë se Britania e Madhe”

Vlerësimi: Është e vërtetë që Suedia ka pasur një normë më të ulët vdekjeje nga Covid sesa Britania e Madhe, por ajo ka dalë dukshëm më keq se fqinjët e saj, të cilët kishin aplikuar kufizime fillestare më të rrepta.


Gjithashtu në mesin e pretendimeve tjera të rrejshme në këtë aspekt ishin edhe tendenca për ta paraqitur si të pavërteta rekomandimet e institucioneve shtetërore për mbyllje, si dhe dyshimet e pa argumentuara rreth pretendimeve të rreme për dëmet që i shkakton testi PCR.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere