Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Sekuenca e filmit paraqitet si imazh nga protestat aktuale në Francë

FESTIM RIZANAJ

Platforma online “JOQ Albania” ka publikuar një fotografi në faqen e saj në Facebook me pretendimin ta paraqes atë si imazh i gjendjes së protestave që po ndodhin aktualisht në Francë.

Përkundër faktit se fotografia me mbishkrimin “Francë 2023” është fshirë nga “JOQ Albania” nga faqja në Facebook, kjo fotografi është shpërndarë nga profile të ndryshme.

Pas verifikimi të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se fotografia nuk paraqet protestat në Francë.

Vegëza e fotografisë së publikuar në Facebook:

Postimi është fshirë

https://www.facebook.com/bushi.rama.1/posts/pfbid0r5xcRzZtoHvckko6dNYdjeEuxvxiXMmQyMYPvEMw3YkngDHo5VUwAQ4Fv2CYqBail


Një fotografi ku shihen disa persona të armatosur në një automjet të policisë me flamuj të Francës është shpërndarë në mediat sociale si imazh i protestave që po ndodhin aktualisht në Francë.

Pas kërkimit të kundërt të imazhit u gjet fotografia e njëjtë e shpërndarë nga një llogari në Twitter me ermin “Vulture” (këtu). Në mbishkrim përmendet se fotografia është nga sekuenca hapëse e filmit “Athena”.

Pra, imazhi del të jetë marrë nga një sekuencë e filmit francez të vitit 2022 me emrin “Athena”, e ngarkuar nga llogaria “tibsogameTV” në Youtube më 22 shtator 2022 (min 1:26 të videos, gjendet imazhi i njëjtë). (këtu)

Franca aktualisht po lufton me trazira sociale pasi u shfaqën video me celularë të një oficeri policie duke vrarë një adoleshent gjatë një ndalese trafiku të martën. 17-vjeçari, i identifikuar vetëm si Nahel, është me origjinë algjeriane dhe vrasja e tij ka shkaktuar zemërim të jashtëzakonshëm në komunitetet e emigrantëve të Francës.


Analiza:

Faktet tregojnë se fotografia e shpërndarë me pretendimin të paraqet gjendjen e protestave aktuale në Francë, del të jetë një sekuencë filmi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere