Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet pretendimi i rremë se “Wagner” ka ofruar 15 milionë dollarë për vrasjen e Kurtit

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok “lumjanana009” ka publikuar dje (24 mars) një video-material të shkurtër (7 sekonda) me imazhin e kryeministrit të Kosovës, Alabin Kurtit, me mbishkrimin “15 million per koken e albinit”.

Këtij video-materiali i është bashkangjitur edhe një zë (audio) që thotë “grupi mercenar rus Wagner ka vendosur nje shpërblim prej 15 milionë dollarësh për vrasjen”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se zëri (audio) është marr nga një kronikë e përgatitur nga mediumi shqiptar “TopChannel”.

Në këtë video-material të publikuar nga ky medium bëhet e ditur se grupi mercenar rus “Wagner” kishte vendosur shpërblim prej 15 milionë dollarësh për vrasjen e ministrit italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili fajësoi ushtrinë private për valën e emigracionit në Itali.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7214145002807643397

Ky video-material i publikuar nga llogaria “lumjanana009” në TikTok deri në përgatitjen e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 10 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin autentik të publikuar në Youtube me datë 18 mars nga kanali zyrtar i televizionit “TopChannel”, në të cilën qartësohet se grupi rus Wagner ka vënë këtë shpërblim për vrasjen e ministrit italian të mbrojtjes. (shih këtu)


Pretendim të njëjtë, kjo llogari kishte bërë edhe ditë më parë (21 mars), por në atë postim ishte mbishkrimi “15 MILIONE DOLLARESH PER VRASJEN E KURTIT”. Hibrid.info ka trajtuar edhe atë video-material. (shih këtu)


Llogaria e lartcekur ka ndërhyrë në këtë audio, duke e prerë informacionin që e bënë të qartë se lajmi ka të bëjë me ministrin italian të mbrojtjes, duke i vënë imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria “lumjanana009” në TikTok është i montuar.

Autori ka prerë pjesë nga audio materiali, duke e larguar informacionin që e bënë të qartë se lajmi ka të bëjë me ministrin e mbrojtjes në Itali, ndërsa ka vënë fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Përveç kësaj, video-materialit i është vënë edhe mbishkrimi “15 million per koken e albinit”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere