Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Wizz Air nuk do të ofrojë 100 mijë fluturime falas për refugjatët ukrainas

HIBRID

Portali “AlbanianPost.com” ka publikuar një artikull me titull “Wizz Air ofron 100 mijë fluturime falas për refugjatët ukrainas”.

Nga verifikimi i fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi në përmbajtje bëhet e ditur se linja ajrore evropiane me kosto të ulët, “Wizz Air”, ka njoftuar se do të ofrojë 100 mijë vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra për refugjatët ukrainas.

Pra, kjo kompani ajrore nuk ka thënë se do të ofrojë 100 mijë fluturime, siç shkruan në titull.

Pjesë nga artikulli i publikuar në AlbanianPost.com:

Linja ajrore evropiane me kosto të ulët, Wizz Air, ka njoftuar se do të ofrojë 100 mijë vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra për refugjatët ukrainas.

Kompania me bazë në Hungari tha në mediat sociale se ishte “e angazhuar” për të ndihmuar refugjatët ukrainas të arrijnë destinacionin e tyre.

Vendet do të jenë të disponueshme në fluturimet e Wizz Air që nisen nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania gjatë muajit mars.

Vegëza e artikullit të publikuar në AlbanianPost.com:

https://albanianpost.com/wizz-air-ofron-100-mije-fluturime-falas-per-refugjatet-ukrainas/?fbclid=IwAR0BScjW3jdbgNUuCP65HIgR14UUrU-Uo9b1a4-plN7xdAh0GBToD7RaN2Q


Kompania ajrore “Wizz Air” këtë njoftim e ka bërë përmes llogarisë zyrtare në Twitter. (shih këtu)

“WIZZ është i përkushtuar të ndihmojë refugjatët ukrainas të arrijnë destinacionin e tyre, kudo që të jetë ai. Ne po ofrojmë 100,000 vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra që nisen nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania në mars”, thuhet në njoftimin e Wizz Air të përkthyer në gjuhën shqipe.


Analiza:

Portali “AlbanianPost.com” ka raportuar gabimisht se linja ajrore “Wizz Air” ofron 100 mijë fluturime falas për refugjatët ukrainas, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se kjo linjë ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra që nisen nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania në mars.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere