[email protected]
Manipulohet rrëfimi i vajzës së Xhemajl Mustafës
shape
shape
shape

Më 8 nëntor është publikuar një video nga një faqe në internet me emërtimin “Ledion Media”, ku paraqitet rrëfimi i Beiranë Musfatës për vrasjen e babit të saj, ish-veprimtarit politik, Xhemajl Mustafës.

Mirëpo, në këtë video, shihen disa ndërhyrje me mbishkrime, përmes së cilave pretendohet se përgjegjës për vrasjen e Xhemajl Mustafës është ish-udhëheqësi politik i UÇK-së dhe ish-Presidenti, Hashim Thaçi me, siç shkruan, kompani “Thaçi & Co”.

Siç mund të vërehet në këtë publikim, video është xhiruar në një rast tjetër, ndërsa montazhi me mbishkrimet është bërë më vonë, nga një palë e tretë.

Publikimi i videos në faqen e “Ledion Media” në Facebook:

https://www.facebook.com/483565998392490/videos/1081734612282879/


Autenticitetin e kësaj videoje e ka kontestuar edhe vet vajza e Xhemajl Mustafës, e cila përmes profilit të saj në Facebook tha:

Deshta te ju informoj se une nuk jam pjese e ketij materiali. Keto jane disa pjese te shkeputura nga deklarata te mia publike, te cilat jane montuar per qellime propagande. Per sqarim desha te ju njoftoj qe une kurr nuk  kam bere akuza publike ne drejtim te askujt. Fjalen e fundit per vrasjen e prindit tim duhet ta thone organet e drejtesise.

https://www.facebook.com/beriane.mustafa/posts/10158115949078520


Në këtë postim janë përdorur pjesë të disa materialeve filmike ku paraqitet rrëfimi i vajzës së Xhemajl Mustafës, Berianës. Hibrid.info ka arritur ta gjejë videon autentike të pjesës së dytë të këtij postimi, në të cilën janë paraqitur pamje nga përvjetori i vdekjes së këtij veprimtari politik më datë 23 nëntor 2017, dhe deklarata e vajzës së tij.

Video e përvjetorit të vdekjes së Xhemajl Mustafës të publikuar në kosovapress.com:


Analiza:

Hetimet për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe vrasjeve dhe tentim vrasjeve tjera politike të periudhës së pas-luftës në Kosovë, janë zhvilluar tash e sa kohë. Deri më tani janë marr në pyetje shumë dëshmitarë në disa procese gjyqësore, por nuk është arritur të gjenden edhe dorasit e këtyre vrasjeve. Gjithashtu nuk është arritur të sqarohet as motivi i këtyre veprave kriminale. Vrasjet ish-veprimtarëve të LDK-së janë hulumtuar edhe nga misionet ndërkombëtare të drejtësisë dhe rendit, siç është edhe misioni i EULEX-it dhe, të cilat pritet të trajtohen në Gjykatën Speciale. Mirëpo, asnjëherë deri më tani, nuk është apostrofuar ndonjë individ për vrasjen e tyre, e aq më shumë një person politik e publik, siç pretendohet përmes videos së publikuar nga kjo faqe dyshimtë në Facebook (Ledion Media). Në këtë publikim është bërë manipulim i fakteve që jepen nga Berianë Mustafa, duke i dhënë kahje tjetër përmes mbishkrimit në postim dhe atyre në video. Gjithashtu, i njëjti kategorizohet si dezinformatë dhe lajm i rremë, me qenë se paraqet pretendime të pavërteta.


Arsyetimi:

  • Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.
  • Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.
  • Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others