Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë në TikTok për fillimin e një lufte

HIBRID

Llogaria në TikTok “kijameti2024” ka publikuar dje (23 qershor) një video-material me mbishkrimin ku pretendohet për një luftë javën tjetër.

E njëjta llogari edhe më herët ka publikuar video me përmbajtje ku paralajmërohej luftë në Kosovë, por këtë herë në mbishkrim nuk është specifikuar vendi ku pritet të ndodhë lufta.

Megjithatë hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur dëshmi që vërtetojnë pretendimin e paraqitur nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7247983289758190875?lang=en

Ky video material deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 11 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Ndonëse llogaria “kijameti2024” nuk ka specifikuar se për cilin vend bëhet paralajmërimi për luftë, duke e parë që mbishkrimi në video-material është bërë në gjuhën shqipe si dhe publikimi i materialeve të ngjashme nga kjo llogari ku paralajmërohej për luftë në Kosovë, lë të kuptohet se bëhet fjalë për luftë të pretenduar në Kosovë.

Hibrid.info nuk ka gjetur në asnjë prej institucioneve të sigurisë fakte që konfirmojnë nisjen e një konflikti nga java e ardhshme.

Në ueb-faqet e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mund të shihet nga njoftimet e tyre të fundit se nuk ka raporte që konfirmojnë diçka të tillë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Ndryshe hibrid.info ka trajtuar raste të tilla të ngjashme edhe më herët të publikuara nga llogaria “kijameti2024” në TikTok. (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Bazuar në metodat për verifikimin e fakteve, nuk është arritur të provohet pretendimi për luftë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Në asnjë nga ueb-faqet e organeve të sigurisë në vendin tonë nuk ekzistojnë raportime apo informata që konfirmojnë një pretendim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere