Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë për lejimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga kursimet pensionale

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull, duke pretenduar se nga sot (4 tetor) mund të tërhiqen të hollat nga Trusti Pensional.

Pas hulumtimit rezulton se ky artikull përmban titull të rremë. Gjithashtu lajmi që paraqitet në përmbajtje të artikullit është jo i plotë dhe del të jetë i vjetër (15 korrik).

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Nga sot do të mund të tërhiqni të hollat nga Trusti nëse e keni këtë dokument

Pagesa e kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike do të bëhet në këtë mënyrë:Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK apo në Fondet Pensionale, me rastin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Me qëllim të tërheqjes së mjeteve sipas paragrafit 1 të këtij neni, pjesëmarrësit apl ikojnë në formë el ektronike. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/04/nga-sot-do-te-mund-te-terhiqni-te-hollat-nga-trusti-nese-e-keni-kete-dokument/?fbclid=IwAR3jdg3GZn9PdJCxM_8UCblCwMuKf-q2Vbn5fzX-j1BB7O5rWagdJbejXok


Mundësia për t’i tërhequr 10 përqind e kursimeve nga Trusti Pensional, ishte si masa e pestë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë COVID-19 që ishte prezantuar në Programin Qeverisës 2020-2023. Mirëpo, e njëjta pako e propozuar nga Qeveria dështoi të votohet në Kuvend, duke pamundësuar edhe aplikimin e masës së pestë (tërheqja e 10 përqindëshit e kursimeve pensionale nga qytetarët).  

https://telegrafi.com/ne-mungese-te-kuorumit-deshton-serish-votimi-projektligjit-per-rimekembjen-ekonomike/


Analiza:

Artikulli i “Specialja.com” përmban titull të rremë, dhe nuk ofron te lexuesi përmbajtjen e paralajmëruar në titull. Këto lajme krijohen për të përfituar klikime, të cilat pastaj kthehen në të ardhura financiare. Ky artikull kategorizohet si “Clickbait”, “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere