[email protected]
Vendimi i vitit 2020 për punëtorë sezonal në Greqi, pretendohet të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (4 maj) një artikull me titull “Lajm i mire për shqiptaret! Greqia merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë”.

Artikulli është marr nga portali i dyshimtë “sitenewspaper.com”, i publikuar në shtator të vitit 2020. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se artikulli në fjalë është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2020.

Pra, faqet “Gazeta unike.al” dhe “Lajme.al 1” janë munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesin si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Gazeta unike.al” dhe “Lajme.al 1”:

https://www.facebook.com/Gazetaunikealb/posts/pfbid026owzbH4XKcWeAxzhKPLxBLvvFWVJapaVpMsvE7Y6aTXS85pZWhCKZRpSefFjr8sRl

https://www.facebook.com/lajmereale2020/posts/pfbid0jL5a81QUeHgQ8Jq8yrV2Qau7MyD4oQWepDdrcBufCbm4a8FfTMjrxYM57xNkAHfnl


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e njëjtë të publikuar në kohë reale (shtator 2020) nga disa media online në gjuhën shqipe si “Gazetatema.net” dhe “Dosja.al”. Artikulli i vjetër kishte të bëjë me vendimin e autoriteteve greke, të cilat atëkohë kishin njoftuar për heqjen e kufizimit për numrin e personave që duan të shkojnë në Greqi, në zonën e Thesprotise si punëtorë sezonal. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqet “Gazeta unike.al” dhe” Lajme.al 1” kanë publikuar në Facebook një njoftim të vjetër të vitit 2020 për të interesuarit për punë sezonale në Greqi, me pretendimin ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others