Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Albi Mall nuk është vërshuar nga uji, video nuk është xhiruar në Kosovë

FATBARDH DEMA

Llogaria në median sociale “TikTok” me emrin “VIDEO-CHOC” ka publikuar një video-material me pretendimin se qendra tregtare “Albi Mall” është vërshuar nga uji.

Në këtë video-material pretendohet se pamjet janë nga kjo qendër tregtare në Prishtinë, si dhe dëmi mbërrin shifrën 3 milionë euro.

Hibrid.info ka kontaktuar me qendrën tregtare “Albi Mall”, dhe të njëjtit kanë konfirmuar se video nuk është realizuar në ambientet e kësaj qendre. Pra, nuk është e vërtetë që ka pasur as vërshim të ujit.

Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “VIDEO-CHOC”:

https://www.tiktok.com/@video.shokuese/video/7190681915190480133

Ky video-material i publikuar dje (20 janar), deri tani ka grumbulluar afër 9 mijë shikime.


Nga pamjet e shfaqura në këtë video, duket se ambienti i xhiruar është një terminal i transportit, ndonëse nuk arrihet qartë të kuptohet se për çfarë transporti bëhet fjalë. Këtë e tregojnë edhe monitorët me itinerare të udhëtimeve. 


Gjithashtu në këtë video-material arrihet të identifikohet edhe prezenca e pajisjeve për validim automatik të biletave, kryesisht të transportit. (shih këtu)


Pra, këto dy fakte dëshmojnë se video është xhiruar në një hapësirë të një terminali diku jashtë Kosovës dhe jo në qendrën tregtare që pretendohet.


Hibrid.info ka kontaktuar edhe përfaqësues të kësaj qendre tregtare përmes telefonit. Përmes bisedës telefonike, zyrtarë nga administrata e qendrës tregtare demantuan një pretendim të tillë.

“Video nuk është realizuar në ambientet e Albi Mall. Nuk është e vërtetë që ajo është vërshuar nga uji”, deklaruan nga administrate e kësaj qendre tregtare për hibrid.info.


Në videon e publikuar në Tik Tok, dëgjohet një narracion i lexuar nga ndonjë medium kosovar që i referohet vërshimeve në lagjen e spitalit, gjë që nuk ndërlidhet me vërshimet në qendrën tregtare “Albi Mall”.


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “VIDEO-CHOC” ka publikuar një video-material me anë të së cilit pretendojnë se qendra tregtare “Albi Mall” është vërshuar nga uji dhe se dëmi arrin shifrën 3 milionë euro.

Nga administrata e kësaj qendre tregtare deklaruan për hibrid.info se nuk është e vërtetë që “Albi Mall” është vërshuar nga uji dhe se pamjet nuk janë nga ambientet e këtij objekti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere