Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë: Vuçiq nuk ka thënë se duhet të vendosim sanksione ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” dje (10 mars) ka publikuar një artikull me titull “Vucic: Duhet te vendosim sanksione ndaj Kosoves dhe Shqiperise sa me shpejte, le te ngelen pa buke”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë komplet i sajuar. Autori i këtij teksti të fabrikuar është munduar ta paraqesë atë si aktual dhe të vërtetë.

Se ky artikull është komplet i sajuar, është vërtetuar nga hibrid.info. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, e publikuar në ndonjë medium serb apo në gjuhën shqipe.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com”:

Aleksander Vucic doli sot ne mengjes me nje deklarate jo te mire per shqiptaret pasi qe u zotua qe do te filloje dalengadale me sanksione duke filluar nga gruri. Ai tha qe Kosova dhe Shqiperia te dy vendet furnizohen nga Serbia me miell dhe grure, por kjo le te votohet sa me shpejte dhe le te zbatohet. Le te ngelen pa buke, ndersa ne do i mbajme ato per rezerva shteterore pasi qe situata ne bote nuk eshte edhe aq e sigurte, u shpreh Vucic.

Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/12708?fbclid=IwAR0oXHhvPYPhyh6Q8KjqQUbcxhpiQHX_C31XwScuuqS0YttZhbjN2Twjdik
https://banglarreporter.com/archives/12708?fbclid=IwAR0oXHhvPYPhyh6Q8KjqQUbcxhpiQHX_C31XwScuuqS0YttZhbjN2Twjdik

Ky lajm i rremë është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta Aktive” dhe “Shkurteshqip.net”, të cilat në këtë postim kanë arritur të grumbullojnë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu dhe këtu)


Vuçiq të martën njoftoi se Serbia do të ndalojë eksportin e miellit, misrit, grurit e vajit, por në asnjë rast nuk ka përmendur që të vihen sanksione ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, siç pretendohet në titulliin e këtij artikulli. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Vuçiq ka thënë se do duhet të vendosim sanksione ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që ato të ngelen pa bukë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, si dhe pas hulumtimit të kryer është vërtetuar se ky lajm është komplet i fabrikuar. I njëjti nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil në Kosovë apo në Serbi.

Pra, autori i këtij artikulli duket se e ka krijuar këtë deklaratë të bërë gjoja nga Vuçiq, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues. Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere