Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe i rremë

HIBRID

Një lajm i rremë me përmbajtje tërësisht të trilluar, është ri aktualizuar nga disa portale të dyshimta në gjuhën shqipe.

Në kuadër të këtij trillimi është ndërtuar një lajm duke iu referuar disa sondazheve, të cilat nuk kanë asnjë adresë, Përveç që vërehet se është i trilluar, shihet qartë se edhe krijimi i tij ka ndodhur në një kontekst dhe periudhë tjetër, duke qenë se përmendet koalicioni LDK-AAK-Nisma, të cilët ishin krijues të Qeverisë që shkoi.

Mirëpo, i njëjti artikull i publikuar nga disa portale të dyshimta në periudha të ndryshme kohore përgjatë muajve të fundit, është publikuar sërish sot, me titull të sajuar dhe nxitës “Lajm shokues vjen për LDK-në nga dikush që as që e ka paramenduar”.

Postimi i përmbajtjes nga Specialja.com:

T: Lajm shokues vjen për LDK-në nga dikush që as që e ka paramenduar

Lajm Shokues Vjen Per LDK-Ne Nga Dikush Qe As Qe E Ka Paramenduar! Shume sondazhe te cilat po hapen ne rrjete sociale se a do deshironi qeveri te re me LDK-AAK-NISMA apo me Vetevendosjen, kane bere te ditur nje gje qe eshte e madhe per Albin Kurtin. Nga 95% e personave qe po marrin pjese ne sondazhe jane pro qeverise Kurti dhe nje 5% jane per qeverisje te re me LDK-AAK-Nisma.ja

Vegëza e artikullit: https://specialja.com/lajme/2021/04/05/lajm-shokues-vjen-per-ldk-ne-nga-dikush-qe-as-qe-e-ka-paramenduar/?fbclid=IwAR0IZlDQnpRfbjs1sCw43bBacpEojLlDdmSeBjxQBnL7Je0iQSLXF4dCmeE


E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në qershor të vitit të kaluar nga disa portale të dyshimta, në kohën kur pritej të votohet për Qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri – Avdullah Hoti. Por gjurmët e këtij postimi kanë mbetur kryesisht në Facebook, pasi disa i kanë fshirë ato.

Vegëzat e postimeve të kësaj përmbajtje të trilluar gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/lajm-shokues-vjen-per-ldk-ne-nga-dikush-qe-as-qe-e-ka-paramenduar/3033530236723834/

https://www.facebook.com/BarcaletaDallaveree/posts/lajm-shokues-vjen-per-ldk-ne-nga-dikush-qe-as-qe-e-ka-paramenduar/2913230925389442/

https://newsonline48h.com/tuv/news/3180

http://trendi-kspro.com/lajm-shokues-vjen-per-ldk-ne-nga-dikush-qe-as-qe-e-ka-paramenduar/11366/


Analiza:

Publikimi me këtë përmbajtje është tërësisht i sajuar i ndërtuar, siç mund të vërehet, nga sondazhe të trilluara, pa asnjë referencë. E njëjta përmbajtje është publikuar serish me fotografi të kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke pretenduar ta paraqesin si një lajm aktual. Duke i konsideruar të gjithë këta faktorë, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “lajmi i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere