Të fundit | Ndikimi i “ekonomisë së vëmendjes” në mediat digjitale dhe rreziku për keqi… Të fundit | Rrjeti propagandistik rus “Pravda” i publikon sistematikisht artikujt në “T… Të fundit | Ende nuk ka vendim gjykate për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht Të fundit | Imazhi i Yamal me trofeun e Kupës së Botës dhe gjyshen e tij, i gjeneruar n… Të fundit | Mediat serbe e paraqesin rrënimin e objekteve pa leje në Ujman si aksion ku… Të fundit | LVV nuk ka treguar ende kandidatët për president Të fundit | Spekulim nga mediat ruso-serbe për largimin e mundshëm të KFOR-it nga ura e… Të fundit | Titull përgjithësues që e paraqet deklaratën e një kongresmeni si qëndrim t… Të fundit | Publikohen tituj për vrasje pa treguar se ngjarjet kanë ndodhur në shtete t… Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente
[ ARTIKULLI ]

Gratë e paraqitura në fotografi nuk janë shqiptare

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar një imazh në Facebook, me mbi shkrimin “Hafezet shqiptare ne Turqi.”.

Në fotografi shihen imazhet e disa vajzave të mbuluara, për të cilat pretendohet se janë shqiptare, por që hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i shfaqur në mbishkrim nuk është i saktë.

Në fakt në bazë të gjetjeve bëhet e qartë se imazhi shfaq disa vajza nga qyteti i Sulaymaniyah – Irak.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “The Reis” në Facebook:

https://www.facebook.com/Reis1954/posts/pfbid02LbsJx8L6UckwsVg7HgEZ7xKTdTHYJimhiPPnNCpGanfwXxaLTqxKrGfQD7SdBCHYl


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur imazhin autentik të cilin e ka publikuar faqja “The Reis”. Imazhi real është marrë nga faqja e Kolegjit Alisraa, në Baghdad. (shih këtu)


Nga mbishkrimi i imazhit origjinal tregohet se bëhet fjalë për 1600 vajza nga qyteti i Sulaymaniyah, të cilat janë mbuluar vullnetarisht.

Pra nuk kemi të bëjmë me vajza shqiptare në Turqi, ashtu siç pretendohet në mbishkrimin e postimit të faqes “The Reis”.


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin ka publikuar imazhin e disa vajzave të mbuluara, për të cilat pretendon se janë vajza shqiptare në Turqi.

Por që hibrid.info ka gjetur se imazhi në fakt shfaq vajza nga Iraku.

Prandaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere