[email protected]
Parashikime konspiracioniste nga Alfred Cako për ngjarje të stuhishme që do të ndodhin
shape
shape
shape

Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako në emisionin “Rrethi Katror” të transmetuar në “Top Channel” më 09 tetor, ka vazhduar me pretendime të pabazuara rreth disa parashikimeve për ngjarje jo të zakonshme që priten të ndodhin.

Hibrid.info ka trajtuar njërën nga këto parashikime të Cakos për një “blackout” të internetit që, sipas tij, pritet të ndodhë në fillim të nëtorit pasues në të gjithë botën. Këto pretendime Cako i ka bërë në emisionin “E Diell”, saktësisht në rubriken “Rrethi Katëror” të televizionit me bazë në Shqipëri “Top Channel”.

Cako në këtë emision thotë se “në fund të këtij muaji muajit apo fillim nëntori, do të kemi 10 ditët e errësirës, do të zhduket interneti”.

Parashikimet konspiracioniste të Cakos kanë zënë vend në disa portale. (këtu, këtu)

Vegëza e emisionit ku Alfred Cako i bënë këto parashikime

https://www.youtube.com/watch?v=nQi1kHe5LMQ

Pjesë të pretendimeve të Alfred Cakos:

Në fund të muajit apo fillim nëntori, do të kemi 10 ditët e errësirës, do të zhduket interneti do të mbyllen televizionet sidomos në SHBA, errësirë totale.

Ngjarje tjetër e rëndësishme është se në këtë muaj do të pritet arrestimi i ish-presidentit Donald Trump me akuzën për ngjarjen e 6 janarit. 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është lidership botëror do të largohet Jo Biden, që e kemi thënë, do vendoset njëra nga dy gratë, Harris ose ajo e kongresit. 


Parashikime konspiracioniste të Alfred Cakos në lidhje me internetin janë bërë edhe më herët. Në emisionin e transmetuar me 11 korrik 2021 ku Cako parashikoi që interneti do të goditet dhe do të dalin jashtë funksionit të gjitha shërbimet që bëhen përmes tij. (këtu)

Në emisionin e datës 11 tetor 2020 po ashtu Cako kishte parashikuar se interneti do të goditet dhe do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. (këtu)

Parashikimet e fundit konspiracioniste të Alfred Cako, nuk përfshinë vetëm zhdukjen e internetit, por edhe se në këtë muaj do të arrestohet ish-presidenti Trump, nga drejtimi i SHBA-së do të largohet Joe Biden.

Këto parashikime konspiracioniste të Cako-së nuk bazohen në fakte konkrete dhe burime kredibile. Zhvillimet e fundit nuk ofrojnë informacione paralajmëruese për ato që Cako parashikon.


Analiza:
Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako, së fundi ka parashikuar se interneti do të zhduket për 10 ditë, dhe do të ketë errësirë.

Parashikime për goditjen apo zhdukjen e internetit dhe pasojat që do të vijnë pas saj , Alfred Cako i kishte bërë disa herë edhe më herët.

Krahas parashikimeve për internetin, Cako dha parashikime të pabazuara edhe për arrestimin e Trump-it dhe largimin e Joe Biden nga drejtimi i SHBA-së.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson këto parashikime si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others