Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se dje kanë ndodhur tri shpërthime të fuqishme në Veri

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “xnews7.com” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri”.

Në përmbajtje të artikullit thuhet granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra për kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovicë të Veriut.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “xnews7.com” me datë 20 shkurt:

https://xnews7.com/2024/02/20/lajm-i-fundit-tri-shperthime-te-fuqishme-ne-veri/?fbclid=IwAR2TSRYXsnf7VTfJPYysoc8bbdL2IO0O5bBkiASvIXdR8ZEl0tDvYZ5hDDA

Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqe si “Shqiptaria Ka Emër”, “Tringa Globale”, “Maringlen”, “Gazeta Rich Shqip”, “Liria Ka Emër”, e “Desi News”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (19 nëntor 2023) nga portali informativ “Koha.net”, i cili edhe citohet në përmbajtjen e publikuar nga portali i dyshimtë “xnews7.com”. (shih këtu)


Incidenti i fundit i raportuar në media u publikua me datë 16 janar, ku dy persona ishin lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një lajmi të vjetër të nëntorit 2023 lidhur me shpërthime në Veri të Kosovës, u pretendua rrejshëm se i njëjti ka ndodhur dje (20 shkurt).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere