Portali “Fjalët.com” që pretendon të paraqitet si media online, ka publikuar një artikull në të cilin paraqitet një deklaratë të vjetër të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës paraqet aspiratën e tij për t’u bërë President i vendit.
Mirëpo, i njëjti artikull i publikuar në këtë medium të dyshimt, përmban titull të sajuar “Isa Mustafa: Kosova më don mua edhe unë e dua Kosovën, prandaj Presidenti më takon mua”, duke pretenduar ta paraqesin atë si pjesë të shkëputur nga deklarata e Mustafës.
Përveç titullit tërësisht të sajuar, artikulli ka përmbajtje që nuk i përgjigjet aktualitetit politik.
Artikulli i plotë i publikuar në Fjalët.com:
T: Isa Mustafa: Kosova më don mua edhe unë e dua Kosovën, prandaj Presidenti më takon mua
Dëshirë e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani pse pyetet Vjosa Osmani./ Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive.
Vegëza e artikullit të publikuar në Fjalët.com:
Deklarata e kreut të LDK-së që është përdorur në këtë artikull të këtij portali të dyshimtë, është bërë gjatë edicionit të datës 17 dhjetor të vitit 2019 të emisionit “Zona e Debatit” në Klan Kosova, në vazhdën e bisedimeve me Vetëvendosjen për krijimin e koalicionit qeverisës, pas zgjedhjeve nacionale.
Ky artikull i këtij portali të dyshimtë përmban qëllimisht këtë deklaratë të vjetër të Mustafës të publikuar për ta paraqitur atë si aktuale, duke pretenduar ta ndërlidhin me zhvillimet e fundit rreth pozitës së Presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Pjesa e deklaratës së Isa Mustafës dhënë në emisionin “Debat Plus” në Klan Kosova:
Analiza:
Artikulli i Fjalët.com është i përbërë nga një lajm i vjetër dhe titull të sajuar, gjë që nuk përkon me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ky portal i dyshimtë e ka zgjedhur qëllimisht këtë lajm, për ta sjell atë si lajm të ri te lexuesit, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe të rris numrin e klikimeve, të cilat sjellin edhe benefite financiare. Për këtë arsye, hibrid.info e ka kategorizuar këtë artikull si “Clickabit” dhe “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.
Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.