Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Nuk ka tërheqje të njohjeve

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline51.com” ka publikuar një artikull me titull “Këto 3 shtete sot sapo hoqën njohjen e pavarsisë së Kosovës, Vuçiq kërkon që të gjitha shtetet ta heqin??”.

Nga verifikimi i fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në korrik të vitit 2020.

Në përmbajtje të këtij lajmi të vjetër thuhet se “Serbia aktualisht ka paralajmërime për së paku tri shtete që janë të gatshme të konsiderojnë vendimet e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Teksti i artikullit të publikuar në “newsonline51.com”:

Serbia aktualisht ka paralajmërime për së paku tri shtete që janë të gatshme të konsiderojnë vendimet e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Duke u thirrur në burime jozyrtare, e përditshmja serbe ka theksuar se Serbia do ta kthejë aktivitetin di plomatik drejt atyre shteteve nëse Prishtina vazhdon lobimin për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /

Vegëza e artikullit të publikuar në “newsonline51.com”:

https://newsonline51.com/kco/news/1502?fbclid=IwAR0IgPlTsGgo5FJYiVr3nMi_gub0Xj-6hVeTfsCAF9uc9fRAYbf4tQfochk
https://newsonline51.com/kco/news/1502?fbclid=IwAR0IgPlTsGgo5FJYiVr3nMi_gub0Xj-6hVeTfsCAF9uc9fRAYbf4tQfochk

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa portale kosovare.

https://ekonomiaonline.com/politike/mediat-serbe-tri-shtete-te-gatshme-te-terheqin-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves/

Ky artikull është publikuar në kohën e mbajtjes së samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, në vazhdën e takimeve të iniciativës së njohur si “Bërdo-Brijon”. Por, Vuçiq në këtë takim, nuk ka bërë një deklaratë të tillë, siç pretendohet në titullin e artikullit të trajtuar, përkundër që ka shprehur qëndrimin e Serbisë për mos ta njohur Kosovën.

https://kosovapress.com/pas-samitit-brdo-brijun-pahor-presidenti-vuciq-nuk-eshte-i-gatshem-ta-njoh-kosoven/



Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline51.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin që ta paraqesë atë si aktual.

Gjithashtu, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë duke i dezinformuar lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere