[email protected]
Lajm i vjetër: Nuk ka vendim për lejimin e dasmave
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Dasmat do të fillojnë nga kjo datë dhe do të përcillen nga policia” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Nga verifikimi i këtij lajmi, përmes kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del se ky informacion është i vjetër i cili është publikuar në maj të vitit të kaluar. Gjithashtu, lajmi ka të bëjë me një vendim të autoriteteve të Shqipërisë gjatë muajit maj të vitit të kaluar.

“Specialja.com” e ka publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar valet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë. / Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE. Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie. / Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikulli të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/04/05/dasmat-do-fillojne-nga-kjo-date-dhe-do-te-percillen-nga-policia/?fbclid=IwAR3hXFWhK_DYWbZXqlMi63GuhL2E678xI5mYSiNPeil2dXSNaOG3jW-bvyc

Specialja.com e ka ndërtuar këtë artikull, bazuar në lajmin e botuar nga disa media tjera në gjuhën shqipe. Porse lajmi autentik është nxjerrë nga një kronikë televizive e publikuar nga televizioni “Ora-news” në Shqipëri.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga “Ora-news” dhe i shpërndarë  nga disa portale në gjuhën shqipe:

https://zeri.info/aktuale/347533/dasmat-ne-shqiperi-nisin-nga-23-qershori-vezhgohen-nga-mjeku-dhe-polici/

https://kosovapress.com/dasmat-rifillojne-nga-23-qershori-por-nen-monitorimin-e-policise-dhe-mjekut/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është publikuar në maj të vitit 2020 dhe ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë. Ky artikull i “specialja.com” është shpërndarë dje (10 prill) në faqen “Në Kohë” në Facebook. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others