Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër për parashikim të motit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Tahir Sylaj tregon se temperaturat do të shkojnë deri në -20 Gradë nga java tjetër”.

Ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar me 11 janar të këtij viti. Ndërsa portali i dyshimtë “Specialja.com” e ka ri-publikuar atë shkrim, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për javën e ardhshme.

Teksti i artikullit të publikuar në Specialja.com:

Tahir Sylaj tregon se temperaturat do të shkojn deri në -20 Gradë nga java tjetër

Profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për temperaturat e ftohta që do të kaplojnë vendin përgjatë ditëve në vijim të muajit dhjetor,duke thënë se në gjysmën e dytë të këtij muaji,temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë celcius.

Tahirsylaj thotë se gjatë ditëve në vijim do të ketë një ulje më të madhe të temperaturave, si ato minimale edhe të atyre maksimale. Profesori i Meteorologjisë,Sylë Tahirsylaj ka treguar për temperaturat e ftohta që do të kaplojnë vendin. / Ju ftojmë të hapni markentingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://fjalet.com/fs/2020/11/02/tahir-sylaj-tregon-se-temperaturat-do-te-shkojn-deri-ne-20-grade-nga-java-tjeter/?fbclid=IwAR1aX9hBnqOe8dOp-gx-_5AsfaOm7JIQFOoSD3TxE_XViCVke1nf1NqoFiY

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://insajderi.org/syle-tahirsylaj-paralajmeron-temperatura-deri-ne-20-grade-gjate-janarit/
https://gazetablic.com/tahirsylaj-thote-se-temperaturat-do-te-shkojne-20-grade-nga-kjo-dite-pritet-i-ftohti-ekstrem/

Analiza:

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër, duke aluduar se lajmi është aktual. Ky artikull hyn kategorizohet si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere