Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër për sulmin e një qytetari ndaj Albin Kurtit pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Shkroi: Sefer Zogaj

“Qeveria Kurti po vjedh shume, qytetari e gjuan me veze Kurtin” mban mbishkrimin një video e publikuar në TikTok nga llogaria “newsilir” më 20 nëntor.

Në pamje shihet Albin Kurti teksa gjuhet me vezë nga një qytetar.

E vërteta?

Për shkak të fjalëve “Qeveria Kurti”, përshkrimi lë të kuptohet se sulmi ndaj Kurtit ka ndodhur në kohën sa ai është kryeministër.


Megjithatë, nga kërkimet e hibrid.info, rezulton që kjo ngjarje ka ndodhur më 23 shkurt të vitit 2018, gjatë kohës sa Albin Kurti ishte në opozitë, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017). Kryeministër atë kohë ishte Ramush Haradinaj (shih këtu).


Kurti është kryeministër që nga 22 marsi 2021, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit të atij viti. Ai ishte kryeministër edhe në periudhën 3 shkurt 2020 deri më 3 qershor të atij viti (detajet).

Në kërkimin në interneti “sulmohet Albin Kurti”, në “Google”, paraqiten video e artikuj duke raportuar për gjuajtjen e qytetarit ndaj Albin Kurtit në shkurtin e vitit 2018(një nga to).


Videoja e publikuar nga llogaria “newsilir” deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info, është shikuar më shumë se 134 mijë herë. Ajo ka grumbulluar mbi 2400 pëlqime e i ka gati 600 komente.


Analiza:

Llogaria me emrin “newsilir” në TikTok, ka publikuar një video më 20 nëntor 2024, në të cilën një qytetar shihet tek e ka sulmuar sulmoi me vezë Albin Kurtin.

Për shkak të përshkrimit “Qeveria Kurti po vjedh shume, qytetari e gjuan me veze Kurtin” aludohet se ngjarja ka ndodhur në kohën sa Kurti është kryeministër.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se ngjarja ka ndodhur në shkurt të 2018-s, kur Kurti ishte deputet në radhët e Vetëvendosjes në opozitë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.


Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere