Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar dje (1 dhjetor) një artikull me titull “Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja”.

Megjithatë, ky lajm është i vjetër, duke qenë se ngjarja ka ndodh në muajin korrik të këtij viti. Gjithashtu, përmbajtja është gjysmë e plotë, e cila është marrë nga “evropaelire.org”. Ndërsa, “GazetaProgresi.com” e ka publikuar këtë lajm si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “GazetaProgresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/kosova-blen-automjete-te-blinduara-nga-shba-ja/

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, më 25 korrik kishte konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se në Kosovë ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga evropaellire.org:

https://www.evropaelire.org/a/30747007.html


Analiza:

“GazetaProgresi.com” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar, duke pretenduar ta paraqes atë si ngjarje aktuale. Përmes këtij postimi, ky portal i dyshimtë mund të thuhet se synon tërheqjen e lexuesit, e më pas me anë të klikimeve të përfitojë materialisht. Hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere