[email protected]
Lajm tërësisht i trilluar: Zeka nuk ka thënë “Albinin duhet me e largu prej Kosovës”
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Milaim Zeka: ‘Albinin Duhet Me Largu Krejt Prej Kosoves” është publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që në bazë të analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se një deklaratë e tillë, nuk është publikuar në asnjë medium kredibil.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Milaim Zeka: ‘Albinin Duhet Me Largu Krejt Prej Kosoves

Milaim Zeka: ‘Albinin duhet me largu krejt prej Kosoves, ai o i Iidhen me Serbi.’

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka folur mbi liderin e Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Zeka u shpreh se shteti i Kosoves duhet me marrë një vendim që me largu Albin Kurtin nga ky vend, sepse është i lidhur me Serbi.

Zeka tha: ‘Unë kam informacione se Albini o i lidhen me Serbi, duhet me largu sa më shpejt prej Kosoves.’

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/1056?fbclid=IwAR3UEvCXoIBLLS4INEAbtv0mrHBpcO85M8ZHlBx5-yqmiJH7Ml7imXimnAo


Analiza:

Pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, rezulton se një deklaratë e tillë e bërë nga Milaim Zeka për Albin Kurtin nuk është publikuar nga ndonjë burim tjetër, por që është kredibil. Gjithashtu, pretendimi i rremë i paraqitur në këtë artikull, nuk argumentohet përmes ndonjë reference e cila do të qartësontë se si dhe ku është bërë kjo deklaratë e Zekës. Duke qenë se si titullit, ashtu edhe përmbajtja e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Newsonline48h.com” janë tërësisht të trilluara, hibrid.info ka vendosur që ta vlerësojë këtë si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.

Vlerën të përmendet se këtë artikull me titull e përmbajtje të trilluar, “Newsonline48h.com” e ka shpërndarë edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, gjë që ka arritur të gjenerojë aktivitet të lartë të lexueseve meqenëse kjo faqe numëron afër 90 mijë pëlqime.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others