Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Tërmeti ishte në Rumani ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Sinjali.com” ka publikuar sot (14 janar) artikullin me titull “Tërmet në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në Kosovë nuk ka ndodhur tërmet gjatë ditës së sotme (14 janar), por një i tillë ka goditur Rumaninë, e që dridhjet janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Gjithashtu, në përmbajtje të këtij artikulli të publikuar nga Sinjali.com, nuk sqarohet se ku ishte epiqendra e këtij tërmeti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Sinjali.com”:

https://sinjali.com/termet-ne-kosove-7/?fbclid=IwAR0Ngi66hrCWRfRvDJV9Ec9GtUj2v6_ighDU5zw9thb9C1BbcA1azRGGnM8


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, që qartësohet se në Rumani ishte epiqendra e këtij tërmeti prej 5.7 ballësh. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Sinjali.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një tërmet ka godit sot (14 janar) Kosovën, e që dridhjet e tij janë ndjerë në disa qytete.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte në Kosovë, por në Rumani, e që dridhjet e tij janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere