[email protected]
Pretendohet rrejshëm së është aksidentuar kryeministri Rama
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se është aksidentuar eskorta e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ky i fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili ka rezultuar të jetë i rremë, pasi në përmbajtje bëhet e ditur se ky lajm nuk është i vërtetë, por është krijuar për 1 prill, datë kjo që njihet botërisht si “dita e gënjeshtrës”.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë në titull nuk ka treguar se bëhet fjalë për gënjeshtër të 1 prillit, dhe kjo bën që të dezinformohen ata lexues që informohen vetëm nga titulli pa e lexuar përmbajtjen.


Artikulli i plotë i publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

ESKORTA e kryeministrit Rɑmɑ pëɾfshihet në ɑksident, Kɾyeministɾi në gjendje të ɾëndë/ Detɑjet në lɑjm

sh-kɾyemínístɾí Sɑlí Beɾíshɑ kɑ pʋblíkʋɑɾ mesɑzhín e një qytetɑɾí díxhítɑl që shkɾʋɑn se es.koɾtɑ e shoqëɾímít e kɾyemínístɾít Edí Rɑmɑ është pëɾfshíɾë në një ɑks,ídent ɾɾʋgoɾe.

As,ídentí kɑ ndodhʋɾ në ɑksín Gosë-Rɾogozhínë dhe se një pɾej mɑkínɑve të eskoɾtës është pëɾp,lɑsʋɾ me një ‘tɾɑjleɾ. Gjíthsesí të ndeɾʋɑɾ lexʋes sot është dítɑ e 1 pɾíllít dhe se ky lɑjm nʋk është í vëɾtetë poɾ thjesht një shɑkɑ pëɾ dítën e ɾɾenɑve ɑpo 1 Pɾíllí. Gezuar 1 prilli


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/eskorta-e-kryeministrit-rama-pe%C9%BEfshihet-ne-aksident-k%C9%BEyeminist%C9%BEi-ne-gjendje-te-%C9%BEende-detajet-ne-lajm/?fbclid=IwAR2Aq0DhOn-HIhsHGKi8lANr9hAvsnu9wZyHIC8dP1R0p6fh3ldDZoZqyFk

Artikulli i sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur se këtë artikull, ky portal e ka ripublikuar, pasi më 1 shkurt të vitit 2019 eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ishte përfshirë në një aksident.

Lajmi i vjetër është ripubikuar duke iu shtuar edhe pretendimi i rremë se kryeministri Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Disa nga mediat online që kishin raportuar në vitin 2019 lidhur me këtë aksident mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një lajm të vitit 2019, atëkohë kur eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte përfshirë në një aksident rrugorë.

Por, këtë artikull, ky portal është munduar ta paraqesë si aktual, duke i shtuar edhe pretendimin e rremë se kryeministri Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa në fund të lajmit bëhet e ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se lajmi është krijuar për datën 1 prill, që njihet si “Dita e gënjeshtrës.

Megjithatë, lexuesit që informohen vetëm nga titulli, pa e lexuar përmbajtjen, mund të dezinformohen duke menduar se lajmi është i mirëqenë. Bazuar në këto fakte, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others