Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për ekzekutimin e parakohshëm të pensioneve dhe ndihmave sociale, është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newsonline51.com” ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT: Për nder të Bajramit, një lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociale”.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se ky lajm është i vjetër dhe është publikuar qëllimshëm nga ky portal i dyshimtë për ta paraqitur atë si aktual.

Lajmi është publikuar në gusht të vitit 2018, atëkohë kur ministër i Financave ishte Bedri Hamza.

Teksti i artikullit të publikuar në “newsonline51.com”:

Ministria e Financave përmes një njoftimi bën të ditur se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve. Për nder të festës së Kurban Bajramit, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt. Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron Kurban Bajramin duke iu dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newsonline51.com”:

https://newsonline51.com/kco/news/731?fbclid=IwAR2uobEazWquNL9BV7U56zCb3FnTZiOLCpoCIuHTWmdJREKxDPqMWkWn77U

https://newsonline51.com/kco/news/731?fbclid=IwAR2uobEazWquNL9BV7U56zCb3FnTZiOLCpoCIuHTWmdJREKxDPqMWkWn77U

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e publikuar në gusht të vitit 2018 nga Ministria e Financave:

https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,109,697


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline51.com” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Ky artikull është publikuar edhe në Facebook në faqen “Gazeta Aktive” e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, duke grumbulluar komente dhe reagime të shumta nga lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere