Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet deklarata e Abdixhikut

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar në Facebook pretendohet se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se “Votuesit të qëndrojnë të qetë, nuk i tradhtoj, do të bashkëqeverisim me PDK”.

Postimi me këtë pretendim u publikua dje (6 maj) në Facebook nga faqja “Fleta Press”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo deklaratë nuk është thënë nga Abdixhiku.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur se imazhi i përdorur nga Fleta Press, është marrë nga faqja e televizionit Kanal10 në Facebook.

Në fotografinë e postuar nga faqja Kanal10, shihet se mbishkrimi i vendosur në imazhin ku shihet Abdixhiku është “Votuesit të qëndrojnë të qetë, nuk i tradhtoj”.

Pra, faqja Fleta Press ka ndërhyrë në këtë imazh duke e shtuar fjalinë “do të bashkëqeverisim me PDK”.


Në konferencën për media të mbajtur dje (6 maj), kryetari i LDK-së, i pyetur se a do të ulet me një tavolinë për bisedime me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, tha se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshueshëm. Ndërsa i siguroi votuesit e LDK-së se nuk do t’i tradhtoj. (shih këtu nga minuta 8:20).


Kontekst

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me datë 5 maj, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.

Në këtë letër, Kurti thekson se votuesit e të dyja partive, LVV dhe LDK, sot do të preferonin më së shumti një koalicion të përbashkët, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në interes të vendit dhe të qytetarëve. (shih këtu)

Në anën tjetër, Abdixhiku, dje (6 maj) në një konferëncë për media pas marrjes së letrës nga Albin Kurti, doli me një propozim për nisjen e një procesi të ri politik, me pjesëmarrjen e të gjitha partive, duke kërkuar unitet mbarëkombëtar dhe një qeveri që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. (shih këtu)


Analiza:

Më 6 maj, faqja “Fleta Press” publikoi në Facebook një postim të rremë, duke pretenduar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë: “Votuesit të qëndrojnë të qetë, nuk i tradhtoj, do të bashkëqeverisim me PDK”.

Pas verifikimit nga hibrid.info u vërtetua se Abdixhiku nuk ka bërë një deklaratë të tillë. Fleta Press kishte manipuluar një imazh të marrë nga Kanal10, duke shtuar në mënyrë të rreme pjesën “do të bashkëqeverisim me PDK”. Në konferencën për media, Abdixhiku konfirmoi vetëm se nuk do t’i tradhtojë votuesit dhe se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të faqes Fleta Press si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere