Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo rrahje

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (25 nëntor) një artikull me titull “Rrahje masive në Universitet: Grushte, shkelma e mjete të forta”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Stamboll:

Një rrahje masive ka ndodhur në Universitetin e Stambollit, transmeton “Kosova Sot Online”

6 studentë janë sulmuar nga një grup prej 20 personash përderisa ishin duke dalur nga kafiteria.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se rrahja ka ndodhur në ndonjë universitet në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/654024/rrahje-masive-ne-universitet-grushte-shkelma-e-mjete-te-forta/?fbclid=IwAR3n_ZLV_px0lA_GUd2EEAA-gHP3-mj8xqdBtR0EX1Ap-g-rnaNJdK2PLPQ


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë videon e publikuar nga mediumi turk “T24 Haber” në platformën online “Dailymotion.com”. (shih këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një rrahje që ka ndodhur në Universitetin e Stambollit, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në ndonjë universitet në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere