Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Walker nuk ka thënë se “Kurti e Osmani turpëruan shtetin e Kosovës”

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Ambasadori Walker: Kurti Dhe Osmani E Turpëruan Shtetin E Kosovës Me Vizitën E Tyre Në Mitrovicë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë dhe përmbajtje të ndryshuar.

Ky portal ka marrë një pjesë të tekstit nga reagimi i PDK-së në Facebook, lidhur me vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, të cilin më pas e kanë ndryshuar duke pretenduar rrejshëm se këtë reagim e ka bërë diplomati amerikan William Walker.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Ambasadori Walker: Kurti Dhe Osmani E Turpëruan Shtetin E Kosovës Me Vizitën E Tyre Në Mitrovicë

Në një intervistë për ExpressInfo, diplomati amerikan, Walker deklaron se Kurti dhe Osmani e turpëruan shtetin e Kosovës me vizitën e tyre në Mitrovicë. Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh serb në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/2638?fbclid=IwAR0Tq4ad2YudElRfcED2TXjnE2QtDlm8DfnQOLEFhmGv4VxHUUAXmy-p_hE


Më poshtë mund të gjeni tekstin autentik të publikuar nga PDK në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3724798947566124


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka marrë një pjesë të tekstit nga reagimi PDK-së, të cilit i ka vënë titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm se atë e ka thënë diplomati amerikan William Walker. Pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton që ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere