Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për arrestimin e “një ministri kosovar”, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Ministri Kosovar para pak minutave u kap në ‘Mat’ me kaq milion Euro”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen e tekstit.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër, i publikuar në shkurt të këtij viti (2021), i cili ka të bëjë me aksionin e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku ishin arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Pra, nuk është arrestuar asnjë ministër siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.

Teksti i artikullit i publikuar në “specialja.com”:

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna tjera.

Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/29/ministri-kosovar-para-pak-minutave-u-kap-ne-mat-me-kaq-milion-euro/?fbclid=IwAR2QvWjuMiRSisiYK9NNt07HygwJLoNm5nTwPkw8UR5xa0nduOu32ViLV9E

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë.

http://ekonomiasot.com/aksioni-i-policise-ne-ministrine-e-bujqesise-dhe-neper-komuna-krejt-cka-dihet-deri-me-tani/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar duke pretenduar ta paraqesë atë si aktual. Të njëjtit i ka vënë titull të rremë, duke dezinformuar lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere