Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull (shpallje) me titull “Kërkon blerës serioz – Golf 5 vetëm për 2800 euro shumë URGJENTË!!!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar se kjo shpallje është e rreme, pasi e njëjta është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale.

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi me veturë e tipit Golf 5 e markës “Volkswagen” është publikuar në vitin 2008 në ueb-faqen “Wikimedia Commons”, nga një përdorues me emrin Rudolf Stricker.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

Kërkon blerës serioz – Golf 5 vetëm për 2800 euro shumë URGJENTË!!!

Këtë e jap me 2,800 euro prej zorit, sepse ju treggova edhe më herët se kam mbetë pa punë në këtë pandemi, e nuk po kam se me çka me i ushqy femijet e mi se i kam krejte te vogel. Kërkon blerës serioz – Kam mbetë pa punë në këtë pandemi, po e shessë veturën time, Golf 5 vetëm për 1,800 euro! LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTEDHE APLIKO ME BLE KETE GOLF 5


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/22/kerkon-bleres-serioz-golf-5-vetem-per-2800-euro-shume-urgjente/?fbclid=IwAR3GQo89YoNK5pRRtbpgbeu5x3eWTRI1gydDF2Ae2IkVlzLHkTVRbCwre2Y

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “33shi.com” dhe “News”.

(Screenshot i postimit të artikullit në Facebook nga faqet “33shi.com” dhe “News”)

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e fotografisë së veturës Volkswagen Golf 5 të publikuar më 27 nëntor 2008 nga përdoruesi me emër “Rudolf Stricker”.

https://commons.wikimedia.org/wiki/File:VW_Golf_V_front_20081127.jpg

(Screenshot i publikimit të fotografisë së veturës Golf 5 në ueb-faqen “Wikimedia Commons”)

Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull të rremë për shitjen e veturës Golf 5, duke pretenduar se një person po e shet atë urgjent për vetëm 2800 euro.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka arritur të vërtetojë se kjo shpallje është e rreme. Përmes programit InVID është gjetur se kjo fotografi është postuar në vitin 2008 në ueb-faqen “Wikimedia Commons”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere