Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli s’tregon se bëhet fjalë për tërmet në Portugali

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

“ZOT NA RUAJ/ Tërmet i fortë në vend, ja sa ishte magnituda dhe ja ku ishte epiqendra”, titullohet një artikull i publikuar më 26 gusht.

Artikulli i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “versus.al” është shpërndarë në faqen me emrin “Preferenca” në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli i artikullit të publikuar në Facebook nuk ka treguar vendin ku ka ndodhur tërmeti. Vetëm pas klikimit qartësohet se bëhet fjalë për tërmet në Portugali. Edhe aty titulli është i njëjtë, por hyrja e artikullit e sqaron se për ku bëhet fjalë.

Duke marrë parasysh se faqja bën publikime në gjuhën shqipe dhe artikulli është në gjuhën shqipe, titulli përgjithësues ka lënë vend për keqinformim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse. Kjo vërtetohet edhe me komentet që ka marrë publikimi.


Vegëza e postimit të faqes “Preferenca” në Facebook:

https://archive.is/6AVwE


Kreu i artikullit të “versus.al”:

“Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Portugalinë. Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines”.

Pas kërkimit në makinat online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur të dhënat publike për tërmetin në fjalë. Epiqendra ishte në Oqeanin Atlantik, më së afërmi Portugalisë. Nuk është raportuar për dëme apo fatalitete (Shih detajet).


Analiza:

Faqja në Facebook “Preferenca” ka shpërndarë një artikull të portalit “versus.al” në të cilin, në titull, nuk tregohet se bëhet fjalë për një tërmet që ka ndodhur në Portugali. Kjo qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit.

Duke e ditur se faqja dhe portali publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, titulli ka lënë vend për keqinformim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clikbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere