Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për përfitime nga skema sociale, është i vjetër

HIBRID

Artikulli me titull “Kaq para do të marrin përfituesit e skemës sociale për tre muajt e ardhshëm” është publikuar nga portali i dyshimtë “klikoshqip.com”.

Stafi i Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar më 8 tetor të vitit 2020 nga portali “frontonline.net”.

“Klikoshqip.com” është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual, duke i dezinformuar qëllimshëm lexuesit.

Teksti i artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

Qeveria e vendit ka marrë vendim që për shkak të situatës me Coronavirus, për tre muajt e ardhshëm të kompensoj përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale me dyfishin e shumës që marrin deri tani.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online në një përgjigje me shkrim nga zyra për medie e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2975?fbclid=IwAR0dMYdHfY8SDf07tnuzgk2JHXVQyfK64zBobQ1sMZj-XqiMlTP6wBcIyZ4
https://klikoshqip.com/news/2975?fbclid=IwAR0dMYdHfY8SDf07tnuzgk2JHXVQyfK64zBobQ1sMZj-XqiMlTP6wBcIyZ4

Në artikullin autentik të publikuar në tetor të vitit 2020 nga “frontonline.net”, thuhet se “MPMS-ja  të gjitha këto familje do t’i kompensoj për tre muajt e ardhshëm (tetor, nëntor, dhjetor) me dyfishin e shumës që kanë marr deri tani

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga “frontonline.net”:

https://frontonline.net/kaq-para-do-te-marrin-perfituesit-e-skemes-sociale-per-tre-muajt-e-ardhshem/

Analiza:

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një lajm të vjetër me pretendimin që ta paraqesë atë si aktual.

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere