[email protected]
Mediat dhe Konjufca nuk e argumentojnë kohën e publikimit të fotografisë
shape
shape
shape

Disa portale informative kosovare kanë publikuar dje (18 prill) një artikull me një fotografi që pretendojnë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thyer masat anti-Covid, pasi ka darkuar me militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca përmes profilit të tij në Facebook e ka demantuar menjëherë këtë lajm duke e quajtur atë të rremë, pasi sipas tij, fotografia ishte e datës 17 shkurt, në kohen kur nuk kishte masa kufizuese, dhe se siç shprehet, disa portale janë munduar t’ia veshin atij këtë darkë të pa qenë.

“Mbrëmë isha cak i një sulmi të disa portaleve (Metro, Periskopi, Insajderi, Infokus dhe Lajmi.net) përmes një lajmi të rremë. U keqpërdor qëllimshëm një fotografi e 17 shkurtit për të ma mveshur një darkë të pa qenë”, shkroi ndër të tjerash Konjufca.

Hibrid.info përmes makinës së kërkimit Google ka gjetur artikullin e publikuar në këto portale, edhe pse disa prej tyre tashmë i kanë fshirë nga ueb-faqet e tyre.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa portale:

https://lajmi.net/kryeparlamentari-konjufca-ne-darke-me-militantet-e-vv-se-masat-anticovid-nuk-vlejne-per-te-fortit/?fbclid=IwAR0tuMy_Kgd5iNu2iyCWze4KCtpWJz4chcSX6-KKFDA2pa4NmeY9zvd8tz8

https://kosovaime.tv/kufizimet-nuk-vlejne-per-te-fortit-e-vvse-kryeparlamentari-konjufca-ne-darke-me-militante-te-partise/

https://www.periskopi.com/kufizimet-anti-covid-nuk-vlejne-kryeparlamentari-konjufca-ne-darke-me-militante-te-partise/

https://gazetainfokus.com/kufizimet-nuk-vlejne-per-te-fortit-e-vvse-kryeparlamentari-konjufca-ne-darke-me-militante-te-partise/


Më poshtë mund të gjeni vegëzen e postimit të Konjufcës në Facebook, i cili demantoi shkrimin e disa mediave.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1677760215744496

Përkundër mohimit të pretendimit të bërë në media rreth kësaj teme, Konjufca në demantin e tij nuk ka ofruar fakte që dëshmojnë autenticitetin e kësaj fotografie, siç mund të jetë data e postimit të saj në rrjete sociale. Hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë këtë fotografi, për të vërtetuar kohën e publikimit e postimit, pasi që e njëjta duket se është larguar nga rrjetet sociale.


Analiza:

Disa portale e shpërndanë këtë artikull me pretendimin se Konjufca theu masat anti-Covid, duke darkuar me militantët e partisë së vet. Mirëpo, në asnjërën nga këta artikuj, nuk kanë arritur ta argumentojnë këtë pretendim, meqenëse nuk kanë ofruar fakte që dëshmojnë kohën e publikimit të kësaj fotografie.

Në fotografi shihet mbishkrimi “Falmnderit Kryeparlamentarit per darken.”. Megjithatë, këtu lind dyshimi për datën e realizimin e kësaj foto, pasi ai pozitën e të parit të Kuvendit e mori më 22 mars.

Referimi si “Kryeparlamentar” në mbishkrimin e kësaj fotografie mund të arsyetohet vetëm me atë që Lëvizja Vetëvendosje ia ka besuar këtë pozitë Konjufcës qysh para zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, duke qenë se asnjëra nga palët (mediat dhe Konjufca) nuk kanë arritur ta publikojnë postimin autentik të fotografisë, hibrid.info nuk arrin ta vlerësoj se cili nga pretendimet është i vërtetë. Çfarë dihet me siguri, është se, sikur në artikullin e mediave, ashtu edhe në reagimin (demantin) e Konjufcës, nuk ka fakte për pretendimet e bëra. Për këtë arsye, hibrid.info bazuar në metodologjinë e punës, i vlerëson të dy pretendimet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others