[email protected]
Lajmi për “vaksinim me vaksina ruse” është i vjetër dhe vlen për audiencën e një vendi fqinj
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news96post.com”, me datë 15 gusht ka publikuar një artikull me titull “E RENDESlSHME//Të mërkurën do të nisë vaksinimi me vaksinat ruse”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar më 6 mars të këtij viti dhe ka të bëjë me shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Hibrid.info ka vërtetuar se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve të postuar i ka për Kosovën, dhe me publikimin e këtij artikulli rreth vaksinimit me vaksinat ruse, mund të dezinformohen lexuesit se ngjarja ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “news96post.com”:

https://news96post.com/e-rendeslshme-te-merkuren-do-te-nise-vaksinimi-me-vaksinat-ruse/?fbclid=IwAR2Wi2NL52j_YNqpiqBcA2URft7WM08RoBkWN6n40Nz0DzpPvXzefVymrXw

Artikulli i këtij portali të dyshimtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 50 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/216690933728645


Me datë 6 mars 2021, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe kishte njoftuar se të mërkurën do të nisë vaksinimi me vaksinat ruse, që pritet të arrijnë nesër në aeroportin e vendit tonë. Sasia e parë që do të arrijë përfshin 3 mijë vaksina, ndërsa gjithësej vaksina të kompanisë “Sputnik V”, do të vijnë 200 000 doza.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e njoftimit të Filipçes në profilin e tij zyrtar në Facebook (6 mars 2021):

https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2634664056840611


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” ka gjetur këtë artikull të publikuar në kohë reale nga portali shqip në Maqedoninë e Veriut “gostivarisot.mk”.

https://gostivarisot.mk/te-merkuren-do-te-nise-vaksinimi-me-vaksinat-ruse/

Analiza:

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news96post.com” ka publikuar një lajm të vjetër rreth ardhjes së vaksinave ruse në Maqedoninë e Veriut.

Pas verifikimit nga hibrid.info, ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve të postuar i ka për Kosovën, dhe me publikimin e këtij artikulli rreth vaksinimit me vaksinat ruse, mund të dezinformohen lexuesit duke menduar se ngjarja ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

Hibrid.info ka kryer kontrollin e fakteve bazuar në metodologjinë e punës, ku këtë artikull e ka vlerësuar si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others