Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për Xhikën është i vjetër dhe ilustrohet me fotografi të një personi tjetër

HIBRID

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch” dje (15 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Pilotja shqiptare që pret të licencohet shumë shpejt në Dubai”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili ka rezultuar se përmban fotografi të një personi tjetër. Përveç kësaj, edhe lajmi në përmbajtje të artikullit ka dal të jetë i vjetër, i publikuar në vitin 2020.

Në përmbajtje gjendet një artikull që flet për një femër shqiptare të quajtur Xhesina Xhika, e cila pret që të licencohet si pilote në Dubai.

Mirëpo, në fotografinë ilustruese të artikullit nuk është portreti i Xhesina Xhikës, por e pilotes britanike – Bethan Halley.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “albinfo.ch”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e pilotes Bethan Halley në një artikull kushtuar saj nga mediumi britanik BBC, të cilën “albinfo.ch” e ka paraqitur si Xhesina Xhika. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga “albinfo.ch” është i vjetër, pasi intervista e Xhikës është e datës 30 korrik 2020.

Xhika atëkohë kishte dhënë intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel. (shih këtu dhe këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se portreti i Xhesina Xhikës nuk është në artikullin e “albinfo.ch”, hibrid.info ka gjetur llogarinë personale të saj në rrjetin social Instagram. (shih këtu)


Analiza:

Portali “albinfo.ch” dje (15 korrik) ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 lidhur me një vajzë nga Shqipëria, e cila atëkohë priste të licencohej si pilote në Dubai.

Përveç që lajmi është i vjetër, “albinfo.ch” në fotografinë e vënë në këtë artikull ka vendosur portretin e pilotes britanike të quajtur “Bethan Halley” me pretendimin se ajo është vajza shqiptare Xhesina Xhika.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”, pasi në përmbajtje kanë paraqitur lajm të vjetër dhe si ilustrim, ka përdorur fotografi të një personi tjetër, por duket se autori nuk ka pasur qëllim dezinformimin.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere