Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet rrëfim i sajuar me fotografinë e aktores Salma Hayek

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me pretendimin se një grua 53 vjeçare që jeton në Gjermani, është në kërkim të një mashkulli shqiptar.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e përdorur në këtë artikull i përket aktores nga Holliwood, Salma Hayek.

Këto portale kanë përdorur fotografinë e kësaj aktoreje, me pretendimin ta paraqesin si një grua shqiptare.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “news27link.com”, “lajmet.news336media.com” dhe “infospostmedia.com”:

https://news27link.com/archives/1399?fbclid=IwAR11u822ExLKaLhQXRT3DqpAdKQx5cROejgjUNcHhmDggi0MWqrlIhum-Ww
https://lajmet.news336media.com/jam-53-vjecare-dhe-jetoj-ne-gjermani-kerkoj-mashkuii-shqiptar/?fbclid=IwAR25fAbVht4P2GH66DNkZuXbO_8JNJk7Ryr920USZZ2hQMliJa2D9a8xA6I
https://infospostmedia.com/o/?p=10140&fbclid=IwAR3wRAaNZH6HQZbqQA7Ot2IQvGFLeZ_4mkvi2wGiExhdyP-txjo8qCAWBK0

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook më 26 dhjetor nga faqet “Gazeta Globale” dhe “Diaspora Sot”. Ndërsa më 6 maj është gjetur i postuar në faqen “33shi.com”.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur fotografinë e aktores Salma Hayek, e cila është shkrepur nga “Reuters” në maj të vitit 2018 gjatë një gala mbrëmje. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë se gruaja e paraqitur në këtë fotografi është aktorja Hayek, hibrid.info ka gjetur llogarinë e saj personale në “Instagram” (këtu).


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar artikull të sajuar se gjoja një grua 53 vjeçare në Gjermani, është në kërkim të një mashkulli shqiptar.

Në këtë artikull, kanë vendosur fotografinë e aktores së Holliwood-it, Salma Hayek.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere