Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Limaj nuk ka thënë publikisht se kërkon nga LVV pesë ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit për koalicion

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi me mbishkrimin që pretendon se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në këmbim të marrëveshjes për koalicion qeverisës, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pesë ministri dhe postin e zëvendës kryeministrit.

Kjo përmbajtje është publikuar të mërkurën (16 korrik) nga një faqe në Facebook, me emrin “Kosova e Re”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se bisedimet për koalicion ndërmjet liderëve të LVV-së dhe Nismës janë konfirmuar nga zyrtarët e të dy subjekteve, por Limaj publikisht nuk ka deklaruar se ka kërkuar atë që po pretendohet.

Bazuar në faktin se pretendimi është paraqitur si deklaratë e ardhur nga Limaj, hibrid.info ka kontrolluar llogarinë zyrtare të tij në Facebook, për të vërtetuar nëse këto qëndrime të tij janë publikuar aty (shih këtu).

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Limaj në postimet e tij në Facebook, në asnjë rast nuk ka shkruar se kërkon pesë ministri dhe zv-kryeministrin.

Hibrid.info ka hulumtuar gjithashtu me anë të motorit të kërkimit, me fjalët kyçe “limaj kërkon pesë ministri” (shih këtu).

Por, përveç raportimeve në media, të cilët janë thirrur në burime brenda “Nismës Socialdemokrate” dhe deklarimeve të disa prej akterëve politikë brenda dy subjekteve në fjalë, në rezultatet e shfaqura, nuk është gjetur asnjë burim që informon se Limaj është deklaruar publikisht se kërkon postet për të cilat pretendohet në përmbajtjen e trajtuar.


Në zhvillimet e fundit politike, është përmendur një takim i mundshëm ndërmjet kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do të zhbllokonte ngërçin institucional, pasi vendi ende nuk ka arritur të formojë Kuvendin dhe Qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Deputetët ende nuk e kanë zgjedhur kryetarin e Kuvendit, një hap ky i domosdoshëm për konstituimin e plotë të legjislativit.E drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, që është LVV.

Në deklarimet publike të zyrtarëve të Nismës Socialdemokrate, është përmendur mundësia që Limaj të propozohet si kandidat për kryetar të Kuvendit, si kusht për një marrëveshje të mundshme për koalicion me LVV-në (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se Fatmir Limaj ka kërkuar pesë ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit nga LVV në këmbim të marrëveshjes për koalicion nuk qëndron

Nuk ka asnjë burim të besueshëm që e konfirmon këtë se ai ka bërë një deklaratë të tillë publikisht, me këtë kërkesë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere