Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Llogari, përmbajtje e pretendim i fabrikuar: Synohet mashtrim përmes ofertave të rreme për kredi

HIBRID

Shikoni se si u synua të bëhen mashtrim me pretendimin se një bankë po ofron kredi të shpejta dhe për persona në nevojë financiare

Një llogari me emrin “Fiona Annik” ka publikuar në Facebook një postim ku pretendohet se banka UniCredit ofron kredi “nga: 3000 EURO ….5000 EURO …10.000 EURO … deri ne 15.500.000 EURO për të gjithë personat në nevojë financiare” ose, siç shkruan në post, për individët që dëshirojnë të marrin kredi të shpejta.

https://www.unicreditgroup.eu/en.html

Llogaria në fjalë madje ka lënë edhe mundësi kontakti me anë të një email-adrese: bankaunicredit43@gmail.com.

Por që pas verifikimit nga hibrid.info postimi në fjalë rezulton të jetë mashtrim.

Vegëza e postimit në Facebook nga llogaria “Fiona Annik”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0yaK9x7XdJHqH4UhMMrQoCuzaiSCmjLYAMxtiCxWftD9mt2shymr5iggvN6vgJ7Qjl&id=100089061321290

Postimi i llogarisë në fjalë është shoqëruar edhe me një imazh me mbishkrimin “Kredi personale, Për çdo qëllim tuajin!”

Pas hulumtimit dhe gjetjeve të hibrid.info, u vërtetua se imazhi autentik i përdorur dhe bashkangjitur postimit nga llogaria “Fiona Annik është marrë nga një kampanjë e institucionit mikrofinanciar, KosInvest, në Kosovë (shih këtu).

Po ashtu, duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë dhe Shqipëri. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të bankës UniCredit në këto dy vende (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info po ashtu ka gjetur se fotografia e profilit të kësaj llogarie në Facebook është marrë nga Amélie Watelet, drejtoreshë e resurseve njerëzore në Humaines AXA France (shih këtu).


Analiza:

Kontrolli i fakteve e nxjerrë këtë publikim si përmbajtje mashtruese. Kjo për arsyen se e gjithë përmbajtja e postimit është e fabrikuar duke filluar nga profili, fotografia e postimit e përmbajtja e tekstit.

Gjithashtu, edhe pretendimi se banka UniCredit po e ofron këtë shërbim është i rremë meqenëse kjo bankë nuk operon në dy shtetet me shumicë të popullatës shqipfolëse (Shqipëri e Kosovë), audiencë kjo që synohet të arrihet edhe nga publikuesi.

Kështu që, sipas metodologjisë, kjo përmbajtje u vlerësuar si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere