Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Llogaritë zyrtare të Kurtit dhe Osmanit në “X” nuk figurojnë me vendndodhje “Serbia”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në mediat sociale si “Telegram”, “TikTok” e “X” janë duke qarkulluar imazhe që paraqesin profilet zyrtare në X të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në këto imazhe pretendohet se llogaritë zyrtare të dy krerëve të shtetit të Kosovës, për vendndodhje e kanë Serbinë.

Të gjitha këto postime në mediat sociale janë publikuar nga llogari e kanale me përmbajtje në gjuhën serbe, por edhe angleze.


Dy kanale në Telegram në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR) dhe “БУНКЕР” (BUNKER), kanë publikuar imazhin që shfaq profilin e Kurtit në X, ku pretendohet se llogaria e tij ka vendndodhjen në Serbi. (shih fotografinë më poshtë)

E njëjta përmbajtje është gjetur e publikuar në gjuhën serbe në TikTok nga llogaria “kristi47905”, si dhe në X nga llogaritë me emër “BraticVlad3613”, “PrijateljNaroda” e “vesnaveizovic”.


Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Hibrid.info ka kontrolluar në profilin zyrtar të Kurtit në X, në seksionin “About this account” (Rreth kësaj llogarie), e që rezultatet shfaqin se kryeministri në detyrë nuk e ka fare të cekur vendndodhjen e llogarisë aty. (shih këtu)

Po ashtu, në përmbajtjen e publikuar nga llogaritë e lartcekura vërehen ndërhyrje digjitale. Distanca midis ikonave dhe tekstit nuk është e barabartë me standardin e platformës. (shih fotografinë më poshtë)

Po ashtu, hibrid.info ka gjetur edhe përmbajtje tjera të publikuara nga llogari e kanale në gjuhën serbe e angleze të cilat pretendojnë se edhe në llogarinë zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani në X, vendndodhja i figuron në Serbi.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë gjetur të publikuara në X nga profilet, si “GlobalDiss”, “BraticVlad3613” e “ZekyPriest3”.

Hibrid.info ka kontrolluar në llogarinë e Osmanit në platformën X, në seksionin “About this account”, ku është vërtetuar se vendndodhja nuk i figuron fare. (shih këtu)


Pretendimet se llogaritë zyrtare të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në X figurojnë me vendndodhje “Serbia”, nuk qëndrojnë. Imazhet që po qarkullojnë në Telegram, TikTok dhe X nga llogari në gjuhën serbe dyshohet të jenë të manipuluara.

Pas verifikimit në profilet zyrtare të të dy krerëve të shtetit, tregohet qartë se në seksionin “About this account” nuk shfaqet fare vendndodhja.

Hibrid.info gjeti mospërputhje vizuale në imazhet e publikuara, si distancat e çrregullta mes ikonave dhe tekstit që tregojnë se ato nuk janë “screenshot-e” autentike nga platforma X, por pamje të manipuluara.

Këto përmbajtje të publikuara në gjuhën serbe, duket se janë pjesë e një fushate nga disa llogari e kanale të dyshimta, të cilat kanë publikuar përmbajtje të montuara me pretendimin t’i paraqesin si reale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere