Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të fotografisë së realizuar nga inteligjenca artificiale pretendohet se princesha Diana është gjallë

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “bejevete” ka publikuar dje (24 shkurt) një video-material me anë të së cilit pretendon se princesha Diana është gjallë dhe se ajo tashmë jeton në një ishull sekret.

Në këtë video-material, kjo llogari ka shtuar edhe një imazh të princeshës Diana, e cila shihet në moshë të vjetër, me anë të së cilës pretendon se ajo është gjallë.

Por, pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se ky imazh është punim artistik nga artisti turk Alper Yesiltas, i cili në faqen e tij zyrtare në Instagram ka qartësuar se fotografia e princeshës Diana është realizuar me anë të inteligjencës artificiale.

Këtij punimi, ky artist i ka vënë mbishkrimin “As if nothing happened”, që në shqip përkthehet “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “bejevete”:


Përveç në TikTok, video-materiali është shpërndarë edhe në Youtube nga kanali “Bejevet”, që ka arritur të grumbullojë mbi 8 mijë shikime. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur llogarinë personale të artistit turk Alper Yesiltas në median sociale Instagram, e që një ndër punimet e tij është edhe portreti i princeshës Diana, të cilën e ka postuar me datë 17 shtator 2022. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se artisti i lartcekur, përveç portretit të princeshës Diana, ka realizuar edhe portrete tjera të figurave nga bota e artit të cilët nuk jetojnë më, dhe me anë të inteligjencës artificiale i ka realizuar ato se si do të dukeshin disa nga të famshmit nëse do të jetonin ende. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “bejevete” në TikTok ka publikuar një video-material që pretendon se princesha Diana është gjallë.

Këtë pretendim kjo llogari e ngrit edhe me anë të një fotografie të Diana-s, në të cilën ajo shihet në moshë të vjetër.

Por pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ai imazh është realizuar nga një artist turk, i cili përmes inteligjencës artificiale ka realizuar këtë fotografi me përshkrimin “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, duke nënkuptuar se si do të mund të dukej ajo nëse do të ishte ende gjallë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere