Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim Të fundit | Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar ng… Të fundit | Pretendimet dhe narrativat manipuluese të Vuçiqit lidhur me Kosovën në inte… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se portali suedez "Samnytt" raportoi për arrestimin e… Të fundit | Titulli nuk sqaron se rritja e pensioneve me 134 euro vlen për veteranët në… Të fundit | Rishikimi i javës: Mashtrime me ballina të rreme të gazetave, deklarata të… Të fundit | Ballina e “Blic”-it për rastin e Time Kadrijajt dhe Albin Kurtit është e rr… Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar
[ ARTIKULLI ]

Ish-ministri Mehaj nuk u detyrua të japë dorëheqje pasi vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

HIBRID

Një llogari në TikTok me emrin “user5435481075810” ka publikuar një video-material ku shihet Armend Mehaj, ish-ministër i mbrojtjes.

Imazhi shfaq ish-ministrin gjatë vizitës së tij në Hagë më 16 nëntor të vitit të 2022 (shih këtu) dhe përmban mbishkrimin me pretendimin se ai u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, pas vizitës që u bëri ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Por megjithatë hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar se pretendimi nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga “user5435481075810”:

https://www.tiktok.com/@user5435481075810/video/7265309116308950304

Pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur postimi i ish-ministrit Mehaj në Facebook, ku ai ka sqaruar arsyet që quan deri në dorëheqje (shih këtu).

Në këtë adresim drejtuar opinionit, Mehaj tregon se ishin personale shkaqet e dorëheqjes së tij.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur se edhe në prononcimin për media, të Përparim Kryeziut, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, si arsye të dorëheqjes së ish-ministrit të mbrojtjes, përmendet sëmundja e gruas së tij (shih këtu dhe këtu).


Ndërsa edhe në një artikull të RTV21, në të cilin përmenden arsyet jo zyrtare të dorëheqjes së ish-ministrin, nuk figuron pretendimi se vizita e Mehaj bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ishte shkaku pse ai u detyrua të jap dorëheqje. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “user5435481075810” ka publikuar një video-material ku pretendohet se ish-ministri Armend Mehaj është detyruar të jap dorëheqje shkak vizitës së bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Por që ky pretendim nuk faktohet as në deklarimet e burimeve zyrtare e as në publikimet e bazuara nga burimet jo zyrtare. Gjithashtu, vizitën në Hagë, Mehaj e kishte bërë në nëntor të vitit 2022.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere