[email protected]
Pretendimi i Top Channel dhe Gazeta Shqip se rusi i shpallur non-grata gjendet në Kosovë, i pa argumentueshëm
shape
shape
shape

Emisioni “Zona Zero” në televizionin e Shqipërisë “Top Channel” dhe portali “Gazeta Shqip” dje kanë publikuar një artikull me pretendimin se rusi i shpallur non-grata nga Kosova ndodhet ende në Prishtinë.

Në artikull gjendet një video e shkurtër, ku shihet një person, dhe këto dy mediume shqiptare pretendojnë se ai është rusi Denis Vengerski i shpallur non-grata nga Ministria e Jashtme dhe ndodhet ende në territorin e Kosovës.

Megjithatë, këtë prentendim të këtyre dy mediumeve, e kanë hedhur poshtë shefi i Stafit në Presidencë, Blerim Vela, si dhe Policia e Kosovës, duke spjeguar se personi që shihet në foto nuk është rusi i shpallur non-grata, por punonjës në zyrën ndërlidhëse ruse në Kosovë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në mediumet në Shqipëri:

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/ekskluzive-rusi-i-shpallur-non-grata-nga-kosova-ndodhet-ende-ne-prish-i1156929

https://top-channel.tv/2021/11/01/rusi-i-shpallur-non-grata-nga-kosova-ndodhet-ende-ne-prishtine-nuk-eshte-larguar00/


Më poshtë mund të gjeni reagimin e shefit të Stafit në Presidencë, Blerim Vela, i cili përmes llogarisë personale në “Twitter” tha se kjo është një dezinformate dhe se personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii.

Vegëza e reagimit të Blerim Velës nw Twitter:


Pas Velës, ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se dy shtetasit rus, Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerski, janë shpallur “non grata” dhe se janë larguar nga Kosova më 23 tetor dhe që nga ajo ditë s’janë kthyer më në Kosovë, ndërsa personi në foto është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4629529470440886


Analiza:

Disa mediume në Shqipëri kanë publikuar një artikull me një video me pretendimin se personi që gjendet në të është rusi Denis Vengerski, i cili është shpallur non-grata nga shteti i Kosovës dhe se i njejti gjendet në Prishtinë.

Por, këtë pretendim e kanë hedhur poshtë shefi i Stafit në Presidencë, Blerim Vela dhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se personi që shihet në video është punonjës në zyrën ndërlidhëse ruse në Kosovë dhe Vengerski që është shpallur non-grata.

Në fakt, pretendimi i këtyre dy mediumeve se personi në fotografi është njëri nga dy rusët e dëbuar nga Kosova, nuk paraqet argument të mjaftueshëm, pasi që fotografia është e paqartë. Gjithashtu, fotografia e shkëputur nga video e shkrutër në një pjesë të Prishtins, nuk karahasohet me një fotografi autentike të Denis Vengerski, që do të shërbente për identifikim më të lehtë. Pra publikohet një imazh shumë i paqartë i personit që pretendohet se është Denis Vengerski dhe nuk verifikohet autenticiteti i përmbajtjes.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others