Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se Vatikani dhe Spanja njohin Kosovën, i pa vërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Vatikani dhe Spanja njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Titulli nuk përkon me tekstin brenda këtij artikulli, pasi në përmbajtjen e tij paraqitet analiza e Enver Bytyçi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ballkanike, për efektin e që do të kishte njohja e Kosovës nga Vatikani.

Bytyçi në një intervistë për televizionin nga Tirana, OraNews, ka vlerësuar se njohja eventuale nga Selia e Shenjtë, do të ndikonte në njohje edhe të vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Artikulli origjinal i publikuar në “Fjalët.com”:

URIME / Lajm shumë i madh erdhi nga Vatikani dhe Spanja, njohin pavarsin e shtetit të Kosovës?

Profesori i marrë dhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se nëse Vatikani do ta njohë së shpejti shtetin e Kosovës, kjo do të ishte njohje përfundimtare e saj.

Sipas tij, pas Vatikanit, Kosovën do të detyrohesh ta njohin edhe Spanja dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka theksuar se nëse presidenti amerikan do ta bindë Papët për këtë, ai do të hyjë në radhën e tre presidentëve tjerë para tij, si përsonalitet me përkrahje maksimale nga shqiptarët.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Nëse Vatikani do e njohë shpejt shtetin e Kosovës, atëherë unë do ta vlerësoja këtë si njohje përfundimtare të saj!


Në fund të këtij artikulli të publikuar nga Fjalët.com, thuhet se Bytyqi këtë vlerësim e ka dhënë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ndërkaq, pas kërkimit nga Hibrid.info, shihet që profesori nga Durrësi këtë analizë e bëri gjatë një intervistë dhënë për OraNews, dhe jo përmes profilit të tij në Facebook. Gjithashtu, Bytyçi gjatë kësaj interviste nuk ka dhënë vlerësime të cilat janë përmendur në artikullin e publikuar nga Fjalët.com.

Deklarata e Bytyçit në OraNews:

Marrëveshja ishte e kompletuar në draftin e saj. Në të gjitha pikat përveç pikës 10 dhe pikës ku flitej për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli, ishin në favor të Serbisë. Do ta quaja të justifikueshem një marrëveshje të tillë nëse nuk do të hiqej pika 10 ku Serbia angazhohej të njihte Kosovën në një të ardhme. Heqja e kësaj pikë zhbën të gjithë marrëveshjen. Kushti ra, duhet të binte dhe marrëveshja. Për mua marrëveshja është e rënë. Pala shqiptare nuk nxjerr mësime nga dialogu 20 vjeçar me Serbinë. Në Kosovë dhe Shqipëri kemi dy elementë negativë, së pari u besojmë miqve por miqtë bëjnë atë që kërkon ti dhe së dy ne shqiptarët i nisim punët dhe i lëmë përgjysëm. Nuk kujdesemi të shkojmë përballë Serbisë me një axhendë progresive dhe të zgjuar. Delegacioni i Kosovës duhej të parashikonte se diçka do të ndodhte në atë takim, minimumi kundërshtitë e palës serbe për tu angazhuar për njohjen e  Kosovës. Duhet të kishte një plan B. Mund ti kërkonte SHBA njohjen nga Vatikani në këmbim, kjo do të bënte që BE të ushtronte presion  ndaj 5 vendeve që se kanë njohur Kosovën. Nëse këto 5 vende e njohin, Kosova pranohet pa pengesa në BE dhe NATO. Ky pranim pa negociata fare me Serbinë e çon automatikisht Kosovën pas disa kohësh të jetë anëtare e OKB.


Analiza:

Titulli i tekstit të publikuar nga “Fjalët.com” është i rremë dhe nuk ka të bëjë me përmbajtjen e tij. Ky artikull hyn në kategorinë “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere