Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Me pamje të vjetra pretendohet për koreografi anti-osmane në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që paraqet përgatitjet për një koreografi, ku shihet figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke u shoqëruar me pretendimin se tifozët e Kosovës po organizojnë një koreografi me përmbajtje anti-osmane, në prag të ndeshjes finale të play-off-it mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, e cila pritet të zhvillohet të martën (31 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të hënën (30 mars) në TikTok nga llogaria me emrin “the.king01.3” dhe në “X” nga llogaria me emrin “PushSpor”.

Të martën (31 mars) i njëjti pretendim është publikuar me anë të artikujve nga mediumi në gjuhën turke “SonDakika.com” dhe nga mediumi “Haberler.com”, në faqen e lajmeve në gjuhën ruse.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se imazhet me anë të cilave është paraqitur pretendimi aktual janë të vjetra dhe nuk lidhen me ndeshjen që pritet të zhvillohet sonte nga 20:45.

Hibrid.info ka hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID” për të gjetur më shumë informacion për këto imazhe.

Rezultatet nga ky kërkim kanë shfaqur përmbajtje tjera ku sqarohet se pretendimi i ngritur rishtazi është publikuar me pamje të vjetra (shih këtu dhe këtu). Madje, mediumi “koha.net” publikoi një artikull ku mohohej vërtetësia e pretendimit se koreografia është aktuale (shih këtu).

Në përmbajtjet ku hidhen poshtë këto pretendime, u bë e ditur se bëhet fjalë për pamje gjatë përgatitjes së një prej koreografive nga tifo-grupi mitrovicas “Torcida” në vitin 2022, para një ndeshjeje basketbollistike në mes Trepçës dhe Tiranës.

Koreografia gjatë ndeshjes basketbollistike KB Trepça – KB Tirana

Prandaj, bazuar në këto dyshime dhe për shkak se kërkimi nëpërmjet “InVID” nuk tregoi se nga janë marrë këto imazhe, hulumtimi nga hibrid.info u vazhdua duke u kërkuar manualisht në kanalin e tifozëve të KB Trepça në Youtube, “@torcidamitrovice1984” (shih këtu).

Në mesin e përmbajtjeve të publikuara në këtë kanal, u has një video që në imazhin e parë kishte figurat e personaliteteve që duken në koreografinë e mësipërme, e cila vërtetohet se është shfaqur në një ndeshje basketbollistike të vitit 2022.

Pas klikimit në këtë video-material, të publikuar më 25 tetor, 2022, shfaqen imazhe të përgatitjeve të këtyre koreografive para ndeshjes së lartpërmendur.

Në këtë video janë gjetur edhe dy pamje me anë të së cilave është publikuar pretendimi i trajtuar në këtë artikull.

Rrjedhimisht, bazuar në këto gjetje, konfirmohet se pretendimi për koreografi anti-osmane për ndeshjen e sotme Kosovë-Turqi, është paraqitur me anë të pamjeve të vjetra.

Analiza:

Me anë të disa imazheve nga përgatitja e një koreografie ku dallohet figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, së bashku me elemente të tjera vizuale kombëtare, është pretenduar se tifozët e Kosovës po organizojnë një koreografi me përmbajtje anti-osmane, në prag të ndeshjes futbollistike Kosovë-Turqi.

Hibrid.info ka hulumtuar mbi këto pretendime dhe ka gjetur se këto imazhe janë të vjetra dhe datojnë nga viti 2022, gjatë përgatitjeve të tifo-grupit mitrovicas “Torcida” për një ndeshje basketbollistike mes Trepçës dhe Tiranës.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere