Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Me pamje të vjetra pretendohet rrejshëm se mbi Zveçan valon Flamuri Kombëtar shqiptar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një pamje e vjetër e Flamurit Kombëtar shqiptar të vendosur mbi një kodër në qytetin e Zveçanit, po paraqitet si aktuale.

Video-materiali që shfaq Flamurin Kombëtar në kodrën e Zveçanit, u publikua dje (20 maj) në TikTok nga llogaria që mban emrin “shqiponja.ksv”.

Në pamjet që shfaqen në këtë video-material, paraqitet edhe logoja e portalit “jepize.com”.

Por, cila është e vërteta rreth kësa videoje?

Ekipi i verifikuesve të fakteve në Hibrid.info ka bërë një hulumtim, ku është vërtetuar se video-materiali është i vjetër, më saktësisht i vitit 2023.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “shqiponja.ksv”:

https://archive.is/55XGf


Hibrid.info ka hulumtuar në faqen “Jepi Zë” në Facebook, ku ka gjetur video-materialin e njëjtë. Kjo përmbajtje është publikuar në këtë faqe me datë 7 maj, 2023. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më mirë se cili flamur valëvitet aktualisht në kodrën e Zveçanit, hibrid.info ka kontaktuar me redaksinë e portalit informativ nga Mitrovica, “Mitropol.net”. Stafi i këtij mediumi online kanë dërguar fotografi të shkrepura sot (21 maj), në të cilat nuk shihet Flamuri Kombëtar, por ai serb. (shih fotografitë më poshtë)

Fotografi të shkrepura nga portali informativ “Mitropol.net” më 21 maj, 2024


Analiza:

Me anë të një videoje të publikuar me datë 20 maj, u pretendua se në kodrën e Zveçanit është ngritur Flamuri Kombëtar.

Hibrid.info ka vërtetuar se videoja është e vjetër, e publikuar fillimisht në faqen e portalit “jepize.com” në Facebook me datë 7 maj 2023.

Po ashtu, redaksia e portalit nga Mitrovica “Mitropol.net” i ka dërguar në hibrid.info dy fotografi të shkrepura sot (21 maj), ku shihet se në kodrën e Zveçanit aktualisht gjendet flamuri serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson video-materialin e publikuar në TikTok nga llogaria “shqiponja.ksv” si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere