Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Me video të manipuluar pretendohet se Elon Musk do ta përkrahë Bedri Hamzën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se Elon Musk, drejtues i Departamentit të Efiçiencës së Qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të dalë në mbështetje të Bedri Hamzës, kandidatit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Videoja që shfaq pamje të një moderatoreje në një studio të lajmeve duke e komunikuar një lajm, është publikuar në TikTok (4 shkurt) nga një llogari me emrin “atdheu14”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi është i rremë dhe se videoja ka përmbajtje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Duke e vëzhguar videon, është vërejtur se lëvizja e buzëve të moderatores nuk është në sinkron me audion.

Andaj, hibrid.info ka kontrolluar përmes “HiveModeration.com”, platformë për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA, në bazë të vlerësimit të së cilës mund të konstatohet se pamja e trajtuar, në përgjithësi, ka mundësi të ketë përmbajtje të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Rezultatet e këtij kontrolli tregojnë se audioja në këtë video mund të jetë e gjeneruar nga IA.

Hibrid.info po ashtu ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit, “Google”, për të gjetur ndonjë artikull që jep informacionin e pretenduar se, Musk do ta përkrahë Hamzën. Por, një artikull i tillë nuk është shfaqur (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Elon Musk pritet ta përkrahë Hamzën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se kjo video ka të ngjarë të ketë përmbajtje të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere