Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Mediat e paraqesin një parashikim të një virologu si zbulim

HIBRID

Media online në Shqipëri “Abcnews.al” ka publikuar një artikull me titull “Virologu zbulon se kur përfundon pandemia”.

Më pas i njëjti artikull është publikuar edhe në median online në Kosovë “GazetaBlic”, por me titull ndryshe “E pabesueshme: Ja kur do të përfundojë pandemia!”.

Të dyja këto mediume në këta artikuj kanë përdorur tituj jo adekuat, pasi kjo nuk mund të quhet si zbulim apo diçka e mirëqenë, sepse në përmbajtje gjendet vetëm një parashikim i një mjeku virolog nga Italia, Matteo Bassetti.

Vegëzat e artikujve të publikuar në “Abcnews.al” dhe “Gazetablic.com”:

https://abcnews.al/virologu-zbulon-se-kur-perfundon-pandemia/

http://gazetablic.com/e-pabesueshme-ja-kur-do-te-perfundoje-pandemia/


Këtë parashikim, doktori italian e bëri në një emision në radion “Rai Radio1”, i cili u shpreh:  “Tashmë në pranverë, midis prillit-majit 2022, në mënyrë të arsyeshme do të jemi jashtë pandemisë. Shpresoj se do të mund të heqim maskat, pasi besoj se do të kemi 95% të vaksinuar”. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, ka gjetur deklaratën e Bassetti-t të publikuar edhe në mediat online në Itali, të cilat nuk e kanë paraqitur atë si “zbulim” apo si të “mirëqenë”, por si parashikim të bërë nga një doktor. (shih këtu, këtu dhe këtu).


Për t’u quajtur si zbulim apo si burim kredibil i mirëqenë, siç e kanë paraqitur mediat në gjuhën shqipe, atëherë ai duhet të jetë si studim i rishikuar nga ekspertët e fushave përkatëse që në anglisht njihet si “peer review” (shih këtu). Ndërsa në këtë rast virologu italian në parashikimin e tij është thirrur vetëm në disa supozime të cilat paraqiten më poshtë:

“Besoj se sot në Itali ka 10-15% pozitivë, pra rreth dhjetë milionë njerëz dhe deri në pranverë më shumë se një në dy italianë do të infektohen”.

“Tashmë në pranverë, midis prillit-majit 2022, në mënyrë të arsyeshme do të jemi jashtë pandemisë – përgjigja e Bassetti – Shpresoj se do të mund të heqim maskat, pasi besoj se do të kemi 95% të vaksinuar”.


Analiza:

Mediat online në gjuhën shqipe “Abcnews.al” dhe “GazetaBlic.com” kanë publikuar një parashikim të një virologu italian lidhur me përfundimin e pandemisë Covid-19, ndërsa në tituj e kanë paraqitur atë si zbulim dhe si diçka e mirëqenë.

Hibrid.info pasi ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit, ka gjetur këtë pretendim të doktorit italian të publikuar nga disa media në Itali, të cilat e kanë publikuar deklaratën e tij si një parashikim, e jo zbulim.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info i ka vlerësuar këta artikuj si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere